
TIRANË- Lulzim Basha në cilësinë e kreut të Partisë Demokratike, ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së (për të cilin ka pikëpyetje se nga cili drejtohet) plot 11 deputetë, që kanë kaluar në krahun e Rithemelimit. Lista me emra, përfshin deputetë që prej kohësh janë distancuar nga Lulzim Basha, dhe janë bërë pjesë e tryezave të Sali Berishës. Ajo që bie në sy është fakti që Lulzim Basha nuk ka përjashtuar Gazment Bardhin, i cili nga ana tjetër pretendon se është kryetari legjitim i grupit parlamentar të PD-së.
Vendimi i Bashës i ka kaluar tashmë Kuvendit, ku Lindita Nikolla do e ketë të vështirë edhe njëherë tjetër që të bëjë arbitren e opozitës, beteja për drejtimin e të cilës tashmë është edhe në disa shkallë të gjyqësorit.
Deputetët që janë përjashtuar:
1. Greta Bardeli;
2. Ina Zhupa;
3 Isuf Çela;
4. Asllan Dogjani;
5. Bujar Leskaj;
6. Edi Paloka;
7. Kastriot Piroli;
8.Lindita Metaliaj;
9. Ludovik Hasanaj;
10. Sorina Koti;
11. Tomorr Alizoti;
Të gjithë emrat e mësipërm, janë vala e dytë e largimeve nga grupi i Bashës, që iu bashkuan në një moment të dytë Berishës. Vetë Gazment Bardhi pretendon se Basha nuk ka legjitimitet mbi grupin parlamentar të PD-së, e megjithatë duket se ping-pongu brenda vetë partisë më të madhe të opozitës do të vijojë./Zëri.ai