Politikë

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ Dëshmon ministrja Koçiu: Koncesionet të rëndësishme për shërbimin mjekësor

Ministrja tha se kontratat koncesionare janë të rëndësishme për shërbimin mjekësor.

I.F
Komisioni Hetimor i Shëndetësisë/ Dëshmon ministrja
Albana Koçiu

TIRANË- Gjatë mbledhjes së komisionit hetimor në “Shëndetësi” dëshmoi ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu. Mbledhja u udhëhoq nga deputeti socialist Plarent Ndreca, në mungesë të kryetares së komisionit Albana Vokshi. Ministrja tha se kontratat koncesionare janë të rëndësishme për shërbimin mjekësor.

“Nga marrja e detyrës jam njohur me kontratat koncesionare, janë të rëndësishme, vlerë e shtuar për shërbimin shëndetësor. Për kontrollet (check-up) është një sfidë e përbashkët e shoqërisë për t’i kryer këto kontrolle, kemi dyfishim të nr të qytetarëve, e ka arritur qëllimin e saj kryesor të sensibilizojë popullatën”, tha ministrja.

Komisioni do të mbyllet në 14 nëntor, dhe javën tjetër pritet që të dëshmojë edhe dëshmitari i fundit, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg. /ZËRI

Poll

MOS HUMB