Politikë

KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecës

Plarent Ndreca rezulton i pastër në formularin e dekriminalizimit.

D.XH
KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecës
Plarent Ndreca

TIRANË – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi njoftoi se Plarent Ndreca do të jetë deputet i ardhshëm i parlamentit. Ndreca rezulton i pastër në të dhënat për formularin e dekriminalizimit.

Celibashi deklaroi se të dhënat e Ndrecës nuk përbëjnë kusht për të mos u zgjedhur si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. “Të dhënat e Plarent Ndrecës nuk përbëjnë kusht për të mos e zgjedhur si deputet, në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Në këto rrethana, KQZ vendos dhënien e mandatit të deputetit”, tha Celibashi.

Ndreca merr kështu mandatin e deputetit, vend që u la bosh nga Arben Ahmetaj. Ky i fundit nuk ka qenë prezent në parlament prej 6 muajsh. Plarent Ndreca mori në zgjedhje 4008 vota personale. Përpara tij në listë ishte Dallëndyshe Bici, por ajo nuk pranoi mandatin.

Parlamenti, që do të mblidhet gjatë ditës së sotme, do të verifikojë edhe zyrtarisht vakancën për mungesën më shumë se 6-mujore të deputetit Arben Ahmetaj dhe më pas do të vijojë procedurat përkatëse. Pas 6 muajsh në arrati, Ahmetaj humbi mandatin e deputetit. Kështu, Kuvendi njoftoi KQZ-në për vakancën. Në shkresën e dërguar nga Kuvendi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thuhet se Ahmetajt i ndërpritet mandati, pasi ka munguar së paku 6 muaj në seanca plenare.

KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecës
Vendimi i KQZ per Plarent Ndrecen

Hera e fundit që deputeti Arben Ahmetaj ka qenë në parlament ishte më 6 korrik 2023. Sipas Kushtetutës, konkretisht nenit 71, pika 2, germa d, mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur deputeti nuk është prezent 6 muaj rresht në Kuvend. KQZ bën kështu zëvendësimin, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021 në qarkun e Tiranës, ku Ahmetaj u zgjodh deputet me 11 287 vota. Ahmetaj ishte një nga 5 deputetët më të votuar të PS në qarkun e Tiranës.

Më datë 20 korrik 2023, SPAK lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar për Arben Ahmetajn. Ai ndodhet tashmë në arrati, akuzuar për veprat penale korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve./ZËRI/

Poll

MOS HUMB