Politikë

Kuvendi mblidhet sot për ministrat e rinj, PD pas 30 vitesh pa Berishën, skenarët e opozitës

Kjo do të jetë seanca e parë që demokratët e zhvillojnë pa Sali Berishën, që gjendet nën masën e arrestit të shtëpisë

E.K
Kuvendi mblidhet sot për ministrat e rinj, PD pas 30 vitesh pa
Seance ne Kuvend

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot për herë të parë nga 21 Dhjetori, dhe marrja e pushimeve të fundvitit nga ligjvënësit. Seanca do të nisë rreth orës 17;00 pasdite, dhe ka në rendin e ditës miratimin e ndryshimeve në qeveri.

Kuvendi pritet që t'i japë dritën jeshile dy emërimeve të reja në qeverinë Rama, i pari është ai i Blendi Gonxhjes në postin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe i dyti emërimi i Adea Pirdenit në postin e ministres për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Edhe seanca e sotme pritet që të ketë përplasje, pasi opozita ka paralajmëruar skenarin e mosbindjes civile dhe në Kuvend.

Kuvendi mblidhet sot për ministrat e rinj, PD pas 30 vitesh pa
Rendi i dites

Ky sesion i ri parlamentar rikthehet me dy ndryshime të rëndësishme, i pari ka të bëjë me rregulloren e Kuvendit, që parashikon përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që kryejnë akte dhune, dhe ndryshimi i dytë ka të bëjë me Partinë Demokratike, ku pas më shumë se 30 vitesh Sali Berisha nuk do të jetë më fizikisht në Kuvend.

Demokratët kanë premtuar se do të pamundësojnë zhvillimin normal të parlamentit, dhe se nuk do të heqin dorë nga plani i tyre për bllokimin e seancave.

Kryeministri nga ana tjetër pak ditë më parë i lajmëroi opozitarët se dhe ata si mazhorancë nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i 3 muajve të fundit, ku ligjet do të miratohen pa debate në seancë, dhe mbledhjet e Komisioneve do të bëhen online. Sipas tij kjo do të bëher për të shmangur përplasjet fizike.

Një prej temave më të nxehta që do të përplasë palët në këtë sesion të ri parlamentar është Reforma Zgjedhore, ku dy grupimet e PD-së janë në sherr mes tyre, se cili do të marrë postin e bashkëkryetarit në komisionun bipartizan. Aktualisht Komisioni nuk mblidhet prej shumë muajsh, dhe kryeministri Rama paralajmëroi se puna mund të vijojë dhe pa gjetur gjuhën e përbashkët me opozitën. Grupimi Bardhi Berisha kërkojnë që të zëvendësojnë bashkëkryetarin e këtij komisioni, duke larguar Enkelejd Alibeajn dhe duke emëruar Oerd Bylykbashin. Kjo është dhe një prej tre kërkesave që çuan në radikalizimin e qëndrimit të opozitës në Kuvend.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB