TIRANË- Pavarësisht vendimit të Gazment Bardhit në cilësinë e kreut të grupit për rikthimin e deputetëve të përjashtuar në grupin parlamnetra të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë me sa duket i ka reflektuar pjesërisht ndryshimet. Mes emrave të deputetëve të përjashtuar ishte dhe Sali Berisha, i cili drejton një nga pjesët e PD-së, atë të Rithemelimit. Pavarësisht vendimit të Bardhit, Sali Berisha figuron ende si deputet jashtë grupeve parlamentare. Ndërkohë, Flamur Noka, Albana Vokshi apo Oerd Bylkbashji tashmë rënditen në grupin e PD.
Duke folur jashtë Kuvendit, Gamzent Bardhi e cilësoi vendimin e Kuvendit si një lëvizje për të rikthyer vëmendjen tek përçarja e PD-së, e cila sipa tij është tejkaluar.
Gazment Bardhi: Unë do ti qëndroj arsyes pse kam dalë të ju komunikimi i grupit parlamentar është i qartë, besoj se është një çështje e tejkaluar problematika brenda PD-së. Çdo tentativë për të zhvendosur vëmendje nga tema që janë në inertes të qytetarëve për të rikthyer vëmendjen tek përçarja nuk do të marrë vëmendje tonë. Grupi i PD-së është bashkuar që në 5 shtator 2023.
Sali Berisha u përjashtua nga Partia Demokratike më 11 janar. Atë kohë PD drejtohej nga Lulzim Basha ndërsa Gazment Bardhi ishte Seklretar i Përgjithshëm. Përjashtimi i Berishës dhe deputetëve që e mbështesnin atë erdhi pas protestës së dhunshme të 8 janarit ku demokratët u përplasën në selinë e partisë./ZËRI