TIRANË- Avokatja e popullit Erinda Ballanca foli në Kuvend rreth raportit të veprimtarisë vjetore për vitin 2023. Avokatja u ndal në legalizimet e Kadastrës, ku sqaroi se në rastin e shpronësimit personi/individi duhet të përfitojë vlerën e plotë të objektit dhe jo vlerën e tretë atë të tregut. Sa i përket shpronësimit të pronave te '5 Majit', Ballanca u shpreh se është bërë një raport përgjysmues.
Ballanca: Sa i përket ligjit për legalizimet e Kadastrës mendoj se lexohet gabim, nuk ka një kuptim të drejtë në rastin e shpronësimit duhet të përfitojë vlerën e plotë e drejtë, që është e ndryshme nga vlera e tregut. Personi përfiton edhe nga objekti social. Ka raste që qytetarët nuk e pranojnë shpronësimin. Në rastin e 5 majit kemi bërë një raport përgjysmues. Duhet të përdoret së pari prona shtetërore më pas ajo private. Vlerësimi që u bëhet pronave të qytetarëve, shkohet me vlerësim që shkohet në bazë të një harte me zëra kadastral, por jo një vlerësim të vërtetë individual. Shpronësimet publike bëhen shumë më vonë. Vlerësoj se është e rëndësishme të bëhen ndryshime në ligj. Në lidhje me rrugën Thuman-Kashar jemi duke përfunduar raportin e thelluar, pasi është rasi i parë që një pjesë e shpenzimeve duhej të bëhej nga koncensionari. Nuk kemi mandate në sektorin privat. Do dal me këtë raport shumë shpejt, koha është deri në fund të vitit 2023. Sot nuk mund të dal me shkelje pa përfunduar hetimi I plotë dhe përfundimet në raporin e avokatit të popullit.