Politikë

Starmer takohet me Ramën, "Downing Street" jep detaje: Diskutuan emigracionin

Siç bën me dije "The Guardian", të dy diskutuan lidhur me marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve që do të strehohen në Lezhë.

k.m.
Starmer takohet me Ramën, "Downing Street" jep detaje: Diskutuan
Keir Starmer, Giorgia Meloni dhe Edi Rama

BRITANI E MADHE- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar një takim të shkurtër me homologun britanik, Keir Starmer. Siç bën me dije "The Guardian", të dy diskutuan lidhur me marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve që do të strehohen në Lezhë. Por më shumë detaje lidhur me atë që u diskutua dha një zëdhënës i "Downing Street".

"Kryeministri u shpreh i kënaqur që gjeti kohë për t'u ulur me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Të dy liderët diskutuan çështje të sigurisë evropiane duke përfshirë emigracionin, veçanërisht zgjidhjet novatore si partneriteti Itali-Shqipëri. Ata diskutuan gjithashtu mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit rus; dhe bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrat ranë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve,”-u bë me dije zyrtarisht nga Britania e Madhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB