Politikë

Lejoi fshatarët të hapnin një rrugë në pyll, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për Fran Tucin

Fran Tuci u arrestua më 13 korrik 2023. SPAK e hetoi dhe më pas e dërgoi në gjyq, duke e akuzuar për shpërdorim detyre.

Zeri

Lejoi fshatarët të hapnin një rrugë në pyll, Apeli i

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, i cili është dënuar për “shpërdorim detyre” dhe “shkatërrim prone”, pasi ka lejuar hapjen e një rruge, në një zonë pyjesh.  Akuzat ndaj tij erdhën pikërisht për faktin se ka lejuar që të ndërtohej një rrugë e re, edhe pse nuk kishte leje. Aq më keq akoma, segmenti rrugor që do të ndërtohej, do të dëmtonte pyllin.

Fran Tuci u arrestua më datë 13 korrik 2023. SPAK e hetoi dhe më pas e dërgoi në gjyq, duke e akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se i shkaktuar shtetit një dëm prej 23.4 milionë lekë. Së bashku me të, Struktura e Posaçme Antikorruposion akuzoi për shpërdorim detyre edhe ish-administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku.

I pandehur është marrë edhe Durim Markgjekaj, administrator i firmës “Legjendari”. Markgjekaj ndodhet ende në kërkim, pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm. Përpos heqjes së lirisë, ish-kryetarit të Bashkisë së Fushë Arrëzit Fran Tuci i ndalohet që të ushtrojë funksione publike për së paku 5 vite./ZËRI/

Poll

MOS HUMB