Politikë

'Ligjet' miratojnë 'votën e diasporës', vetëm Alibeaj kundër

Alibeaj votoi kundër, duke sqaruar se nuk është kundër votës së tyre por procesi sipas tij është një 'kavje eksperimentale'.

f.t
'Ligjet' miratojnë 'votën e diasporës',
pamje nga mbledhja

TIRANË- Pas propozimeve dhe diskutimeve, me 19 vota pro dhe 1 kundër në Komisionin e Ligjeve është miratuar drati për votën e disporës. Alibeaj votoi kundër, duke sqaruar se nuk është kundër votës së tyre por procesi sipas tij është një 'kavje eksperimentale'.

"Nuk ishte votë kundër diasporës, por kundër pazarit tuaj, se doni ta konsideroni kavie eksperimentale diasporën, është fyerja më e madhe që mund ti bëhet”, tha Alibeaj.

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. palët gjithashtu kanë rënë dakord që 2/3 e listës së deputetëve të jetë e hapur dhe 1/3 të jetë ekskluzivitet i kryetarit të partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB