Politikë

Ligji për 'Burimet ujore' kalon vetëm me votat e maxhorancës, PD: Përfitojnë hajdutët strategjikë

Po ashtu në ligj janë saktësuar dhe rastet kur jepet leje për shfrytëzimin e basenit ujor, por dhe masat administrative nëse kemi të bëjmë me shkelje të procedurave.

E.K
Ligji për 'Burimet ujore' kalon vetëm me votat e
Foto ilustruese

TIRANË- Vetëm me votat e Partisë Socialiste dhe nën fërshëllimat e opozitës, e cila bllokoi sërish punimet e Kuvendit, maxhoranca miratoi këtë të enjte ligjin për Burimet Ujore. Ligj, i cili sipas të majtëve synon të përafrojë legjislacionin shqiptar për basenet ujore me atë të Bashkimit Europian. Në ligjin për “Burimet ujore”, theksohet se autoriteti më i lartë i vendimarrjes është Këshilli Kombëtar i Ujit, kryetar i të cilit është Kryeministri.

Ligji për 'Burimet ujore' kalon vetëm me votat e
Pjesë nga projektligji

Po ashtu në ligj janë saktësuar dhe rastet kur jepet leje për shfrytëzimin e basenit ujor, por dhe masat administrative nëse kemi të bëjmë me shkelje të procedurave. Gjobat shkojnë dëeri në 2 500 000 mijë lekë në vrësi të shkeljeve që konstatohen nga organet përgjegjëse. Ndërkohë që në raste të shkeljeve të rënda Këshilli Kombëtar i Ujit ka të drejtë të anulojë lejen e dhënë.

Ligji për 'Burimet ujore' kalon vetëm me votat e
Pjesë nga projekligji

Ndërkohë pas miratimit të ligjit në Kuvend ka ardhur dhe reagimi i parë nga Partia Demokratike. Anëtari i Këshillit Kombëtar Jamarbër Malltezi përmes një reagimi shkruan se ky ligj ka për qëllim shfrytëzimin e plazheve nga oligarkët. 

Jamarbër Malltezi: Atë që e ndalonte ligji tani e kalon Maliqi Edvin me KKT! Sot kaluan partizançe, pa asnjë konsultë Ligjin e ri për Burimet Ujore. Ka qenë në fuqi ligji për burimet ujore që (1) ndalonte ndërtimet në brigjet e lumenjve dhe 100m e parë të vijës bregdetare dhe (2) ruante konceptin e servitutit ne brigjet pra nuk lejonte gardhet në plazhe! Por paçka se bëmë 3 padi në SPAK, mender jush ssssskape! u kthye në letrën higjenike të Edi Ramës e nuk vepron se ka frikë. Tani po ndryshojnë ligjin për të ngrit gardhe plazheve të hajdutëve strategjikë. Atë që e ndalon ligji po e lejojnë që ta kapërcejë KKT e banditëve në pushtet. Ja 2 foto nga historiku në facebook për ilustrim si edhe Neni 8 që kaluan sot për të kapërcyer shkeljet ligJOre që kishin kryer deri sot.

Projektligji “Për burimet ujore” është hartuar si pjesë e paketës ligjore në kuadër të përafrimit të plotë të legjislacionit shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë, nëpërmjet mbështetjes së projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit në Shqipëri”, një nga komponentët e të cilit është “Përmirësimi i kuadrit ligjor në fushën e menaxhimit të burimeve ujore”, financuar nga BE dhe ADA. Projektligji i propozuar së bashku me aktet nënligjore në zbatim të tij synon të përafrojë plotësisht direktivat e BE-së në fushën e ujit.

Sipas hartuesve, ky projektligj ka si qëllim të përcaktojë kuadrin ligjor dhe institucional për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore me synim mbrojtjen e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë duke siguruar ruajtjen, zhvillimin dhe shfrytëzimin sa më racional të tyre, të domosdoshme për jetën dhe për zhvillimin social ekonomik të vendit./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB