Politikë

Mbyllet numërimi për kandidatët në Vlorë/ Damian Gjiknuri më i preferuari me mbi 10 mijë vota

Pas tij renditet deputeti aktual Vullnet Sinaj me 8757 vota.

F.I
Mbyllet numërimi për kandidatët në Vlorë/ Damian
Damian Gjiknuri

VLORË-Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave edhe sa i përket votave të kandidatëve në listat e hapura, teksa mbeten vetëm ato të diasporës. Partia Socialiste ka nxjerrë 5 deputetë nga lista e hapur e Vlorës, teksa kandidati më i votuar brenda vendit ka rezultuar Damian Gjiknuri me 10031 vota. Pas tij renditet deputeti aktual Vullnet Sinaj me 8757 vota.

Deputetë për herë të parë në Kuvend do të futen edhe Ardit Bido dhe Vasil Llajo, ku njëri ka marrë 7360 vota dhe tjetri 4894 vota personale. Gruaja më e votuar nga socialistët e Vlorës, e cila po ashtu do të futet në Kuvend rezulton Brunilda Mersini me 4892 vota personale.

Sa i përket Partisë Demokratike, në Vlorë nuk arrin dot të futë as listën e mbyllur, pasi arriti të marrë vetëm 3 mandate nga 4 kandidatë që ishin në listën e mbyllur. Deputetët e PD-së së Vlorës do të jenë Bujar Leskaj, Ina Zhupa dhe Vangjel Dule, teksa Atird Hoxha i renditur i katërti nuk do të futet./ZËRI

Poll

MOS HUMB