Politikë

Me dorën mbi Kushtetutë, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës

Vangjel Tavo do të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut të Himarës deri në zgjedhjet e radhës lokale, që parashikohet të mbahen në vitin 2027

E.K
Me dorën mbi Kushtetutë, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i
betohet vangjel tavo

HIMARË- Vangjel Tavo është betuar paraditen e kësaj të hëne si kryebashkiak i Himarës, duke marrë në këtë mënyrë zyrtarisht detyrën, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit. Mandati i Tavos pritet që të zgjasë të paktën deri në vitin 2027, kur parashikohet që të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në fjalën e tij në ceremoninë e betimit, Tavo tha se do të jetë shërbëtori i parë i Himarës, ndërsa tha se zyra e tij do të jetë e hapur për shqetësimin e çdo qytetari.

Vangjel TavoI privilegjuar të qëndroj para jush si kryetar i Bashkisë së Himarës, i nderuar që do ju shërbej banorëve në çdo njësi e fshat. Unë betohem se nuk do të jem qytetar i parë, por shërbëtor i parë i Himarës. Do të punoj në të mirë të banorëve për përmirësimin e jetës. Do jetë një qendër komunitare që kujdeset për nevojat e banorëve. Destinacioni më i mrekullueshëm, mbi të gjitha një zonë e banueshme për banorët, jo vetëm për Himarën, por të gjithë familjarët që të jetojnë më mirë. Kjo bashki do të jetë e juaja. Zyra ime do të jetë e hapur për banorët e thjeshtë. Do të jenë të hapura dyert dhe për ide për secilin që kërkon të kontribuojë në të mirën e Himarës.

Edhe pse fitorja e Tavos ishte bindëse, me më shumë se 1500 vota diferencë në raport me kandidatin Gjikuria, vonesa e marrjes së detyrës është bërë për shkak të ankimimit të opozitës në KQZ dhe KAS.

PD pretendoi se ka pasur një sërë shkeljesh në procesin zgjedhor në Himarë, por KAS e rrëzoi kërkesën duke lënë në fuqi rezultatin. 

Gara për kreun e Bashkisë Himarë u zhvillua mes kandidatit të Partisë Socialiste (PS), Vangjel Tavo, dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Tavo u shpall fitues me 58.62% të votave, duke siguruar një avantazh prej mbi 17% nga rivali i tij Gjikuria. Opozita ka kontestuar këtë rezultat, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të manipuluar.

Zgjedhjet e 4 gushtit erdhën pas arrestimit dhe dënimit të ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, i cili u dënua me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ ZËRI

Poll

MOS HUMB