
TIRANË-Fahrije Budo (Stringa) është gjyqtarja që do të shqyrtojë padinë e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zgjidhjen e martesës nga bashkëshortja, Monika Kryemadhi. Padia e Metës është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës në datën 20 qershor sot është hedhur shorti elektronik për gjyqtarin e çështjes.
Njoftimi:
Bazuar në Nenin 5, pika 1 gërma c, e Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ju bëj me dije se: Në datën 20.06.2024, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kërkesë padia me Paditës I.M. dhe të Paditur M.K., me objekt : “Zgjidhja e martesës me të paditurën”. Pas proçesit të regjistrimit, çështja ka kaluar në proçesin e shortit elektronik dhe çështja ka rënë për gjykim tek gjyqtarja Fahrije Budo (Stringa).
Vetë kreu i PL-së, llir Meta bëri me dije se ka dorëzuar padinë në Gjykatë. Meta tha se vendimi për t'u divorcuar është tërësisht politik. /ZËRI