Politikë

Meta: SPAK po përpiqet të marrë vulën e PL-së t'ja japë Ramës

Meta akuzoi kreun e SPAK Altin Dumani se ka kërkuar që Kastrioti Ismailaj të bënte dëshmi të rreme në lidhje me dosjen CEZ-DIA. 

f.t
Meta: SPAK po përpiqet të marrë vulën e PL-së t'ja
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” theksoi se ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë. Sipas tij, këtë përpjekje po e bën SPAK, SHIK-u dhe Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Meta akuzoi kreun e SPAK Altin Dumani se ka kërkuar që Kastrioti Ismailaj të bënte dëshmi të rreme në lidhje me dosjen CEZ-DIA. 

Meta: Ka një përpjekje për të marrë vulën e Partisë së Lirisë, për të ja dhënë Edi Ramës. kjo nuk ndodh. Nëpërmjet SPAK, SHIK-ut, Agaçit. Bashkëpunëtorët e brendshëm janë ata që thonë mos nxirrni Ilir Metën, Tedi Blushin, Petrit Vasilin, Erisa Xhixhon, mos i nxirrni. A të kam thënë unë ndonjëherë mos nxirr këtë apo atë? Jo, unë u kam thënë në Partisë e Lirisë që dilni. Dilni dhe më shani dhe mua, nuk ka asnjë problem. Luan Hajdaraga miku im thoshte; më mirë edhe të shajnë, edhe të bësh gabime, por të ekzistosh në politikë se sa të mos jesh asgjëkundi. Edhe kur bën gabime edhe kur ekziston, me pak mençuri e kthen atë në pozitivitet. Ti nëse nuk ekziston të duhet shumë punë për të hyrë në treg si një produkt i ri. Po nuk je ti prezent si Parti e Lirisë, do të jenë tjerët. Unë nuk pres asgjë nga ai prokuror që thotë gjykatat të vendosin atë që kërkojmë ne. Të gjithë e dimë që Dumani e ka marrë vetë me qef dosjen CEZ-DIA. Sa herë ka kërkuar që Kastrioti Ismailaj të bënte dëshmi të rreme. Nga burgjet merr vesh çdo gjë. SPAK përdoret si pistoletë për të trembur Ilir Metën, por mua së tremb dot.

Poll

MOS HUMB