Politikë

Miratohet harta e re e plazheve në Durrës: 30% i takon publikut! Debate për transportin dhe rindërtimin

Opozita akuzoi për mungesë transparence ndërsa ngritën shqetësimin se qytetarët po përjashtohen nga e drejta e pronës dhe procesi i rindërtimit.

F.I
Miratohet harta e re e plazheve në Durrës: 30% i takon publikut!
PAMJE NGA MBLEDHJA

DURRËS-Këshilli Bashkiak i Durrësit i ka dhënë dritën jeshile ndarjes së re të hapësirës bregdetare. Sipas ndarjes së re, 30 për qind e vijës bregdetare është rezervuar për plazhe publike, ndërsa pjesa tjetër i është dhënë përdorimit privat përmes operatorëve turistikë dhe subjekteve të licencuara. E thënë ndryshe, në çdo 1000 metër vijë lineare plazh që menaxhohet nga privati, 300 metër do të jetë plazh publik.

“Për sa i përket një studim vizibiliteti nuk ka por ne si njësi propozojmë hartën sipas kritereve që ka propozuar në 1000 metra hapësirë, 700 m do të jenë për plazhin privat dhe 300 m për plazhin publik”, u shpreh Renis Mullaj, Nënkryetar i bashkisë, Durrës.

Ervis Mullaj: Nuk kemi të dhëna të sakta, sepse nuk e përcakton bashkia subjektin përfitues. Ne thjesht propozojmë dhe janë organet e tjera që vendosin.

Dritan Burgija: Bashkia i jep parcelat! Jo vetëm turistët bëjnë plazh. Ka edhe qytetarë që bëjnë plazh ditor, dhe flas si qytetar dhe aplikant për stacion plazhi. Duhen përjashtuar zona të caktuara që shërbejnë si zona të pabanuara.

Harta u miratua me 35 vota pro nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku nuk munguan as debatet në lidhje me ndryshimet në listat e përfituesve nga programi i rindërtimit për disa pallate dhe banesa individuale. Opozita akuzoi për mungesë transparence ndërsa ngritën shqetësimin se qytetarët po përjashtohen nga e drejta e pronës dhe procesi i rindërtimit.

Një tjetër pikë që ngjalli reagime ishte subvencionimi i transportit publik. Dy operatorë të këtij shërbimi do të mbështeten me rreth 4 milion lekë nga bashkia për të mbuluar kostot dhe për të ruajtur çmimin e biletës në nivelin 40 lekë, me synim lehtësimin e barrës për qytetarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB