
TIRANË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, u pyet nga gazetarët në lidhje mbi mundësinë që NATO të ndërhyjë me trupa në Ukrainë.
Zelenskyy tha se një gjë e tillë nuk i është komunikuar nga Macron, ndërsa shtoi se presidenti francez pritet që të vizitojë Ukrainën në muajin e ardhshëm.
“Së pari kam pasur një takim shumë të mirë me presidentin Macron, ku kemi pasur diskutime shumë të mira, ne duhet të mbijetojmë, do të thotë që gjithçka që kemi vendosur duhet të na arrijnë në kohë. Nëse është marrë vendimi që të na mbështesni, është e rëndësishme që ato të na vijnë në kohë.
U fol për disa ide të tjera se si mund të fuqizohej Ukraina, dhe më tha se do të vijë në Ukrainë në mesin e muajit Mars. Në çfarë muaji jemi tani? Më falni që nuk e mbaj mend datën e sotme, po nga 24 Shkurti, (2022) për ne të gjitha muajt janë njësoj. Është një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, është si një Hitler, seria e 2. Ne duhet të jemi të përgatitur për luftën në çdo kohë, ne duhet të jemi të fortë, dhe Putin do ta mundim”, u shpreh Zelenskyy në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama./ZËRI