Politikë

Ç’ndodhi gjatë konferencës me gazetarët, Gjokutaj: Kanë hallin e policëve këta, po talleni

Pamjet e servirura në mëdia tregonin momentin kur Meta tërhiqej zvarrë, por ajo që ka ndodhur para këtyre çasteve, mbetet mister.

F.m
Ç’ndodhi gjatë konferencës me gazetarët, Gjokutaj:
Konferenca

TIRANË- Paqartësia mbi atë që ka ndodhur gjatë momentit të arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sjellë dhe disa momente tensioni në konferencën e mbajtur sot me gazetarët. Thuajse të gjithë përfaqësuesit e mediave ishin të interesuar për të ditur më shumë mbi atë që ka ndodhur brenda makinës ku ndodhej Meta, duke qenë se kishim dy versione: atë të PL-së që deklaroi se është ushtruar dhunë kundrejt tij që në momentin që kanë hapur dyert e mjetit dhe atë të Policisë së Shtetit që në versionin zyrtar është shprehur se ka qenë Meta ai që ka ofenduar efektivët. Pamjet e servirura në media tregonin momentin kur Meta tërhiqej zvarrë, por ajo që ka ndodhur para këtyre çasteve, mbetet mister.

Pjesë nga konferenca:

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Ju z.Gjokutaj deklaruat se z.Ilir Meta është arrestuar duke përdorur si “masha” ish-bashkëpunëtorët e tij, mund të na thoni se për kë e keni fjalën?

Avokati Genc Gjokutaj: Unë kam deklaruar sot as më shumë e as më pak që zoti Meta është arrestuar nga Rama-Dumani dhe këta duke përdorur ‘mashat’ e tyre, persona të cilët kanë qenë dhe janë bashkëpunëtorë me Ramën dhe me Dumanin për të realizuar qëllimin final. Shiko, nuk e kanë pasur të lehtë. Mirëpo duket se urdhëri ka qenë aq i prerë saqë këta janë detyruar të harrojnë dhe bukën e kalamajve, se se janë mbrojtur ca kohë me këtë.

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Pra kush janë mashat sipas jush?

Avokati Genc Gjokutaj: Shiko, ju jeni gazetare edhe besoj e kuptoni edhe simbolikën edhe tashi ne nuk mund të dekriptojmë këtu. Ne s’kemi lecuar akoma vendimin, do t’i merrni vesh, mos u bëni merak.

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI:. Blushi, ju deklaruat se do të identifikoni një nga një të gjithë efektivët që kryen arrestimin e z.Meta, po më pas çfarë do të ndodhë? Cili është qëllimi?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: them unë cili është qëllimi. Po, do t’i identifikojmë dhe do t’i varim në një kornizë që t’i shohin të gjithë shqiptarët që kjo është banda kriminale e Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Edhe ju duhet t’i dini kush janë kriminelët. Çdo shqiptar duhet të dijë kush janë këta kriminelë që guxojnë të rrëmbejnë ish-Presidentin e Republikës, nuk keni ju interes për t’i ditur këto? Ndaj për t’jua shuar kureshtjen, do t’i bëjmë publike, me emër dhe mbiemër, sidomos ai efektivi…

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Në ç’mënyrë do të mbajnë përgjegjësi?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: Përgjëegjësi në mënyrë demokratike moj zonjë, nuk them në mënyrë jo demokratike. Në mënyrë demokratike po them. Do të mbajnë përgjegjësi në mënyrën me demokratike të mundshme. Nëqoftëse ka një mënyrë demokratike, ajo do të zbatohet dhe ligjore padiskutim. Të jesh e qetë për këtë. Dhe ai polici që ka ngritur dorën sot, ajo dorë do t’i bjerë mbi kokë. I keni pamjet more zotëri, keni pamjet, e kanë dhunuar, e kanë goditur.

Avokati Genc Gjokutaj: Kanë hallin e policëve këta, po lëre tashi se u sqarua ajo punë tashi. Po talleni pra, aq është koha.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: Me qetësi avokat se do t’i zgjidhim të gjitha, urdhëro, pyetje tjetër?

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Pyetja e tretë është për zotin Peca. Deklaruat se ju kanë ushtruar presion edhe brenda ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, në ç’mënyrë, mund të na e konkretizoni pak më tepër?

Nuk na hiqnin, unë isha i shoqëruar me pranga, edhe nuk m’i zgjidhnin prangat, edhe pse është ligji që brenda komisariatit duhen hequr prangat në moment. Nuk dinin çfarë bënin.

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Ju kanë bërë ndonjë pyetje, ju kanë ushtruar presion përmes fjalëve?

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca: U thashë çfarë do bëni, më hiqni prangat në radhë të parë. Nuk kanë bërë procesverbal. Nuk kanë marrë asnjë lloj mase. Ishte thjesht shoqërim dhe policët ishin edhe vetë të çakorduar dhe thonin, ju lutem kush do vijë të bëjë procesverbalin për këtë. Më mbanin vërdallë kot aty nëpër korridor. Më fusnin brenda, ushtronin dhunë, mos dil nga këtu. Na morën telefonat.

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Ushtronin dhunë?

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca: Psikologjike. Ishte e tmerrshme.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: Zonjë më fal, kam një pyetje për ju se besoj që duhet t’ju shqetësojë. A mund të më thuash pse u ndalua sekretari organizativ me pranga në dusr.

Florida Mingla, gazetarja e ZËRI: Duam të kuptojmë pak më shumë në mënyrë konkrete, kujt i referoheni me dhunë psikologjike, cilëve fjalëve konkretisht?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: Ky është një rast skandaloz, zotëria zonjë, është sekretar organizativ i Partisë së Lirisë, ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.

Avokati Genc Gjokutaj: Nuk është këtu

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Z. Tedi Blushi: Përse u ndalua sot me pranga në duar? Përse u rrëmbye ky djali? A mund të ma thuash, a mund të më thotë e gjithë Shqipëria çfarë krimi ka kryer Artemis Peca që u trajtua sot në mënyrë çnjerëzore nga narkopolicët e Edi Ramës. U dhunua, u arrestua, ju hoq liria për disa orë. Për cilën akuzë?

Poll

MOS HUMB