Politikë

Ndryshon Urdhri i Mjekut, ministrja Koçiu: Regjistër publik për mjekët që punojnë edhe në privat, nuk do të lejohen…

Albana Koçiu njoftoi se është caktuar tavani për orët e punës që do të lejohen të punojnë doktorët në sektorin privat.

k.m.
Ndryshon Urdhri i Mjekut, ministrja Koçiu: Regjistër publik për
Albana Koçiu

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin për urdhrin e mjekëve. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu njoftoi se është caktuar tavani për orët e punës që do të lejohen të punojnë doktorët në sektorin privat. Po ashtu, krahas tavanit, për mjekët do të krijohet edhe një regjistër elektronik, ku do të ketë të dhëna lidhur me punësimin e tyre si në sektorin publik, ashtu edhe në privat.

PJESË NGA FJALA E MINISTRES:

Në vazhdën e propozimeve dhe angazhime që qeveria mori, sot miratuam një ndryshim një ndryshim për ligjin e urdhrit të mjekut. Ndryshimi ka të bëjë me atë që është interesi i qytetarëve, garantim i cilësisë së mjekësisë. Qëllimi është shmangja e konfliktit të interesit. Ndryshimet që kemi propozuar që u miratua sot, kryesisht konsiston në bërjen publike e të dhënave për të gjithë profesionistëve sa i përket angazhimeve të tyre private. Kjo do të garantojë transparencë, nga ana tjetër kemi vendosur një tavan të orëve të punës, që një mjek mund të punojë privatisht. Kemi bërë të qartë edhe masat disiplinore. Drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të drejtojnë klinika private.

Poll

MOS HUMB