Politikë

‘Nënkomisioni për Reformat’, si u nxorr jashtë loje grupi i Bashës, Alibeaj pa post në fund të muajit

Në fund të këtij muaji, mbaron afat i Komisionit për Reformën Zgjedhore, duke e zhveshur Enkelejd Alibeajn nga posti i bashkëkryetarit

E.K
‘Nënkomisioni për Reformat’, si u nxorr jashtë loje
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ka prodhuar sot një marrëveshje mes Bledi Çuçit dhe grupit të Rithemelimit. PS ka pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, që janë për sterilizimin dhe për sistemin TIMS. Nga ana tjetër palët kanë rënë dakord dhe për ngritjen e një nënkomisioni në Kuvend me pjesëmarrës nga të dyja forcat kryesore politike.

Gjatë ditës së nesërme do të mblidhet sërish konferenca e kryetarëve për të miratuar vendimet për ngritjen e ketyre dy komisioneve. Palët kanë rënë gjithashtu dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 cakton Çuçi – 2 cakton Bardhi). Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.

Ky grup prej 4 anëtarësh merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare. Komisionit të Reformës Zgjedhore i skadon afati më 21 Mars 2024, ku bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj kanë dështuar deri më tani të kenë produkt. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë nga Shkodra, se afati i tij nuk do të shtyhet./ZËRI 

Poll

MOS HUMB