Politikë

Nuk e do Bardhin ngjitur? Basha zbulon kë do krah tij në Kuvend

Basha tha se deputetët në Kuvend ulen në bazë të roleve që kanë dhe se ai do në krah të tij sekretarin e grupit parlamentar.

E.K
Nuk e do Bardhin ngjitur? Basha zbulon kë do krah tij në Kuvend
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të vulës Lulzim Basha ka komentuar këtë të martë kërkesën e tij për të mos qenë i ulur në krah të Gazment Bardhit në Kuvend. Basha tha se deputetët në Kuvend ulen në bazë të roleve që kanë dhe se ai do në krah të tij sekretarin e grupit parlamentar. I ftuar në “Frontline”, Basha tha se kërkesën e ka bërë që në muajin tetor.

Lulzim Basha: Vendimet se ku u ulen deputetët përcaktohen nga rolet që ata kanë. Kërkesa është bërë që në tetor të vitit të kaluar. Kam kërkuar që në krahun tim të kem sekretarin e grupit parlamentar. Nuk ekzistojnë për mua as si shqetësime as si brenga. Nuk merrem me njerëz që shpërdorojnë besimin. Për mua këta njerëz nuk ekzistojnë më në kuptimin politik të fjalës. Energjia ime është dhe te qindra të tjerë.

Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend një kërkesë, ku kërkon që Gazment Bardhi të mos ulet krah në Kuvend. Kjo vjen pas bashkimit të Gazment Bardhit me Rithemelimin e drejtuar nga Sali Berisha. Bardhi tashmë është kreu i grupit të PD dhe nënkryeatri i PD-së të udhëhequr nga Berisha. Basha dhe Bardhi janë ulur në krah të njëri-tjetrit që pas zgjedhjeve të shkuara parlamentare, por me sa duket ndarja e rrugëve politike, bën që ata të mos duan të jenë më pranë njëri-tjetrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB