Politikë

'Nuk e komentoj drejtësinë'/ Basha "shkel" fjalën: Vula tek Berisha? Vendim skandaloz

Lulzim Basha premtoi se për ndryshimin e vendimit do të ndjekë rrugën ligjore duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

k.m.
'Nuk e komentoj drejtësinë'/ Basha "shkel"
Lulzim Basha

TIRANË- Vetëm pak javë më parë ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se nuk do ta komentonte vendimin për kalimin e vulës së PD-së në duart e kryedemokratit Sali Berisha. Por "premtimin" e ka thyer. Sot, i ftuar në emisionin 'Studio Live', Basha e ka cilësuar si skandaloz vendimin e gjykatës së Apelit lidhur me vulën e PD-së duke premtuar se për ndryshimin e vendimit do të ndjekë rrugën ligjore duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Këto janë dëshirat e atyre që provohen në gabim sa herë që shpërndajnë këto gënjeshtra, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aty, kanë qenë në tre vitet e fundit në raport me situatën e brendshme të Partisë Demokratike dhe për këtë mjafton njoftimi i përsëritur zyrtar i cili e thotë fare qartë: qëndrimi në raport me zotin Berisha, qëndrimi në raport me ata që bashkëpunojnë me non gratat, qëndrimi në raport me forcave euroatlantike, mbështetjen ndaj forcave euroatlantike dhe natyrisht që për ta korrupsioni nuk është thjesht një problem, por është një aspekt i sigurisë së tyre kombëtare. Korrupsioni kudo pra, në veçanti në vendet aleate, trajtohet si një problem i sigurisë kombëtare të SHBA. Ndërsa në raport me mua, me Partinë Demokratike, me shqiptarët, pyetja që shtrohet është që si ka mundësi që pasi gjykata e lartë, meqë më pyete për vendimin, është një vendim skandaloz. Ne sigurisht do t’i përmbahemi mosetiketimit të gjyqtarëve siç e kanë zakon kundërshtarët tanë madje dhe para gjyqit. Pse është skandaloz? Ka mbajtur në fuqi vendimin e një gjyqtari tashmë të shkarkuar nga Vettingu, Zhukrit të famshëm, i cili me dy fjalë shqiptarëve u thotë që kur një grup njerëzish kontestojnë kryetarin e partisë në parti, kryetari nuk ka të drejtë të përfaqësohet në gjykatë. E kuptoni sa paradoksale është. Pra, për ta çuar tek shqiptarët, kur dikush të futet në shtëpi dhe të thotë ti nuk je i zoti i shtëpisë dhe jam unë i zoti i shtëpisë, ti që je ulur në atë shtëpi nuk ke të drejtë të shkosh as në gjykatë, të përfaqësohesh në gjykatë. Pra, qartësisht kjo është ajo që quhet një spërdredhje, një manipulim skandaloz i ligjit. Ne do ndjekim rrugën që kemi paralajmëruar,”-tha në fjalën e tij Basha. 

Por çfarë ndodhi disa ditë më parë?

Çështja e vulës së PD u kthye në apel pas një vendimi nga Gjykata e Lartë, ndërsa procesi zvarritet prej rreth dy vitesh e gjysmë. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e parë, që është dhënë nga një tjetër trupës gjykuese me në krye Agron Zhukrin. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës. Pas vendimit, Basha mblodhi strukturat dhe premtoi se nuk do ta komentonte vendimin. Nga dita kur u mor vendimit, nga radhët e Bashës kanë ikur deputetët Eralda Bano Tase dhe Kreshnik Çollaku./ZËRI

Poll

MOS HUMB