Politikë

Sqarohet Noka: U keqkuptova, ndjesë operatorit

Flamur Noka i ka kërkuar edhe ndjesë për episodin e dhunës që ndodhi në Kuvend. 

k.m.

Sqarohet Noka: U keqkuptova, ndjesë operatorit
Flamur Noka dhe Parid Dado

TIRANË- Paqja duket se është vendosur mes deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe operatorit të Vizion Plus, Parid Dado. Duke ndarë disa foto teksa e përqafon në Kuvendin e Shqipërisë, Noka i ka kërkuar edhe ndjesë për episodin e dhunës që ndodhi në Kuvend. 

"Një ndjesë miqësore kameramanit Parid Dado për keqkuptimin e paradites,"-shkruan demokrati në postimin e bërë në rrjetin social Facebook. Mesa duket ndryshoi mendje, pasi brenda në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, edhe pse kryeparlamentarja Lindita Nikolla ia kërkoi, nuk pranoi duke pretenduar se operatori nuk duhet që të kishte filmuar celularin e tij.

Shkak për përplasjen e sotme ishte "keqkuptimi" i Nokës. Sipas tij, operatori në fjalë kishte fokusuar telefonin e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilit i kishte mbërritur një sms denoncuese në rrjetet e tij sociale. Në këto momente, Noka është ngritur nga vendi dhe ka qëlluar operatorin i cili gjendej në pjesën e llozhave, dhe më tej i është drejtuar dhe me fjalët: Të shtyp si mizë!

Por nga sqarimi që ka bërë ka qenë e gjitha një keqkuptim, pasi mesa duket se ka pasur fare për qëllim filmimin e kryedemokratit Berisha. Po nëse, ky do të ishte qëllimi i tij, do të legjitimohej dhuna ndaj operatorit?/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB