
TIRANË- Kryeministri Edi Rama rreth një javë pas operacionit të tij është kthyer sot në detyrë. Gjatë ditës, ai do të takohet me kryetarët e bashkive. Rama u takua për herë të fundit me kryetarët e bashkive në korrik të këtij viti. Në takimin e fundit, Rama vendosi se procesi i legalizimit do të udhëhiqet nga Bashkitë dhe jo më nga Kadastra. Sipas Ramës, ky proces do të ndihmojë qytetarët dhe do të monitorojë punët e Kadastrës.
Kujtojmë se Rama doli më datë 4 nga qendra spitalore universitare "Nënë Teresa", pasi iu nënshtrua me sukses një operacioni për heqjen e "dhjamthit". Ndërhyrja e Ramës u krye nga 5 mjekë kirurgë në QSUT, me në krye profesor doktor Arben Gjatën. Operacioni i Ramës zgjati dy orë. Rama e paralajmëroi ndërhyrjen në fund të gushtit, teksa ishte për një inspektim në spitalin “Nënë Tereza”. /ZËRI