
TIRANË-Nesër do të zhvillohet në Tiranë Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.
Në listën e pjesëmarrësve vihet re mungesa e Kosovës. Edhe pse ishte përfolur mbi mundësinë e një përballje mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi nesër nuk do të ketë liderë të lartë për të përfaqësuar Prishtinën.
Lista e plotë e pjesëmarrësve:
Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
Majlinda Bregu – Sekretare e Perëgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
Danijela Gaceviç – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
Ines Muçostafa - Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA
Liderët e rajonit, do të marrin pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në orën 19:00 ku do të jetë i pranishëm edhe komisioneri Varhelyi. Ndërsa ditën e nesërme (29 shkurt), sipas agjendës të publikuar samiti do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp me Varhelyi.
Agjenda 29 shkurt
09:30 DOORSTEP, MBËRRITJA E LIDERËVE (Pallati i Kongreseve)
09:45 FJALËT HAPËSE KRYEMINISTRI RAMA – KOMISIONERI VARHELYI
10:45 FOTO FAMILJARE
12:00 FIRMOSJA E MARRËVESHJES
12:30 KONFERENCË PËR SHTYP
/ZËRI