Politikë

Përplasja fizike në Pogradec, arrestohen dy persona që dhunuan gruan dhe djalin e komisionerit socialist

Në pranga është vënë edhe Luan Tollozhani, simpatizant i Partisë Demokratike, i cili qëlloi me grusht edhe vetë Gegën.

F.m
Përplasja fizike në Pogradec, arrestohen dy persona që dhunuan
Enton Gega

POGRADEC- Policia e Pogradecit ka dalë me një njoftim zyrtar pas sherrit të ndodhur në Pogradec. Në njoftim bëhet me dije se janë vënë në pranga dy persona, A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58 vjeç, banues në Pogradec. Ata akuzohen për veprat penale " Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore" dhe "Plagosja e lehtë me dashje", pasi dhunuan bashkëshorten dhe djalin e komisionerit të Partisë Socialiste, Enton Gega. Në pranga është vënë edhe Luan Tollozhani, simpatizant i Partisë Demokratike, i cili qëlloi me grusht edhe vetë Gegën.

Njoftimi i policisë Pogradec

Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, ju informojmë se: Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë  kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit E.G, i cili u dhunua nga shtetasi L.T .

Si rezultat i hetimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit  A. T., 23 vjeç, dhe R. T., 58 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale " Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore" dhe "Plagosja e lehtë me dashje". Si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç, R. T., 37 vjeç, si dhe L. K., 34 vjeç.  Nga hetimet dyshohet se këta shtetas rreth orës 13:00, kanë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit shtetasit E. G., 52 vjeç, dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB