Politikë

Propozimi i shefit të Urgjencës: Jo patentë për narkomanët!

Sipas tij, ky model bazohet në vendin fqinjë, Italinë. 

k.m.
Propozimi i shefit të Urgjencës: Jo patentë për
Skënder Brataj

TIRANË- Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka propozuar një bazë ligjore për të ndaluar të gjithë përdoruesit e lëndëve narkotike që të marrin leje qarkullimi. Të tjerët që kanë patentë, të testohen dhe nëse nuk e kalojnë sitën, t'u hiqet e drejta për të drejtuar një mjet. Sipas tij, ky model bazohet në vendin fqinjë, Italinë. 

“Në çdo aksident të testohen përveç se për alkool edhe për lëndë narkotike, të gjithë ata që janë përfshirë në aksidente të dërgohen në spital për testim. Ata që refuzojnë automatikisht të konsiderohen përdorues e t’u hiqet leja e drejtimit,”- u shpreh ai.

Por Brataj në një intervistë të dhënë për "Top Channel" kërkon që të testohet edhe personeli mjekësor dhe drejtuesit e mjeteve të transportit. 

"I gjithë personeli mjekësor në fakt, mjekë, infermierë, drejtues të ambulancave, autobusëve, taksive, drejtues të mikrobusëve të nxënësve, duhet zero alkool gjatë orarit zyrtar të punës. Duhet të monitorohen në vazhdimësi e t’u hiqet leja e drejtimit derisa të rezultojnë të pastër,”-shtoi ai.

Megjithatë kërkesat e tij mbeten ende të kuadër të propozimeve, pasi ende nuk janë marrë në shqyrtim nga ana e ligjvënësve./ZËRI

Poll

MOS HUMB