Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Basha: Urdhrat s'jepen nga kati i 8-të! Deputetët duan vetëm futjen në listë

I pyetur nga gazetarët në lidhje me protestën e 20 shkurtit të thirrur nga Sali Berisha, Basha la të nënkuptohej se nuk do të ishte pjesëmarrës, pasi sipas tij, gjithçka bëhet për të treguar sa forcë ka njëri dhe sa forcë ka tjetri.

E.K

Protesta e 20 shkurtit/ Basha: Urdhrat s'jepen nga kati i 8-të!
Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike të “vulës” Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët pas incidenteve të regjistruara këtë të enjte në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, për aksionin e mosbindjes civile të udhëhequr nga PD e drejtuar nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, Basha u shpreh se ajo që po ndodh është një teatër që i shërben vetëm Kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, sot maxhoranca kaloi mes kaosit dokumentin për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, e cila duhet të kishte debat parlamentar, por për shkak të bllokimit ishte i pamundur.

Lulzim Basha: Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia i intereson Edi Ramës. Teatër që i volit Ramës dhe ministrave të tij të zhytur në afera. Nuk pati asnjë akt parlamentar të opozitës, as mundësi për të kërkuar llogari e as për të shprehur ku qëndron opozita në raport me hallet e qytetarëve. Ky teatër do ishte i pamundur nëse ata deputetë do vendosnin para interesat e qytetarëve jo interesat e ngushta. Sot është miratuar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Strategjia duhej ti nënshtrohej një debati politik e publik. E pafalshme që një vend I NATO të zvarritet me dokumente burokratikë. Nuk ka detyrë më të madhe për një kryefamiljar, një qytetar, aq më shumë për një përfaqësues politik të përgatitesh për të keqen më të madhe dhe të fshihesh pas ombrellës së NATO. Ndaj kam kërkuar dy amendamente.

I ndalur tek amendamentet e propozuara prej tij, por të rrëzuar këtë enjte në Kuvend, Basha tha se armiqtë e Kosovës sot “fërkojnë duart”.

Lulzim Basha: Detyra e secilit prej nesh është që të bëhemi gati. Pasi e keqja, në planin e brendshëm, në kuptimin ekonomik, dhe pasi debati për to dhe përcaktimi rrugës për t’i zgjidhur këto probleme ka kohë, minimumi i një shoqërie të përgjegjshme. Akti i sotëm është dëshpërues. Votimi sot do të shtronte rrugën për amendamentin tjetër që ka kohë që pret. Ndjej neveri për papërgjegjshmërinë sot për hedhjen poshtë të këtij amendamenti. S’do të rreshtim si PD që asetet e Shqipërisë, janë të shqiptarëve. Pasojat janë fatet, të drejtat, pronat, jetët e shtetasve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Amendamenti dytë ka lidhje me zyrtarët e korruptuar. Ata përbëjnë një shënjestër të butë për faktorë të tretë për të depërtuar me politikat e tyre. Rreziku më i madh për vendet është sabotimi nga brenda për sigurinë. Korrupsioni është jo thjesht një kancer për vendin e ekonominë, por është një rrezik permanent për sigurinë kombëtare. Në strategjinë kombëtare të sigurisë duhet të shtrohet lufta ndaj korrupsionit si zotim. Këtë kemi kërkuar me amendamentin tonë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend që të dalë ish-zëvendëskryeministri e të akuzojë kryeministrin për aferën e inceneratorëve dhe të mos ndodhë asgjë.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me protestën e 20 shkurtit të thirrur nga Sali Berisha, Basha la të nënkuptohej se nuk do të ishte pjesëmarrës, pasi sipas tij, gjithçka bëhet për të treguar sa forcë ka njëri e tjetri. Po ashtu, Basha nuk i kurseu ironitë ndaj Sali Berishës, për të cilin tha se jep urdhëra nga kati i 8. Ndërsa shtoi se ish-kryeministri nuk e do bashkimin e demokratëve.

Lulzim Basha: Sa herë që keni bërë pyetje të tilla, nqs do të them se një protest do të përfshijë aksionin opozitar nuk bëhet nga ballkoni I Papës. Duhet ulur dhe folur bashkë. Nuk kanë bërë asnjë prej tyre. Na jaopin urdhër nga kati I 8. Në vend që të merren me Qeverinë merren me deputetë e PD. Na thonin ne tradhëtarë se kërkuam ti jepnim para Kosovës. Pyeti pak, kush fshihet si tradhëtar aty. Kjo nuk është mënyra opër të mobilizuar protetstën, ky është primitivitet që luftan e zhvendos brenda opozitës. Të paktën të bëjmë një plan armëpushimi. Padiskutim që protesta ëhstë një mjet I domosdoshëm, por të jesh serioz. Problemi është opozita, harxhon shumicën e energjive duke sulkmuar një opjesë të vetes së saj.

Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha u ndal tek zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ses. Kreu i PD zyrtare u shpreh se është informuar se disa prej atyre deputetëve e kanë thënë vetë që nuk kanë shpresë për fitore në 2025, por mjaftojnë të zejnë një vend në listë.

Lulzim Basha: Opozita duhet të ishte në gjendje të mbushte bulevardin, por ndërkohë mezor mbush rrugicat. Bëjnë sikur e kanë me ata përballë, po godasin kolegët e tyre. Disa prej tyre kanë thënë “ne s’kemi sy për 2025, por të na fusin në listë”. Strategjia e dobësimit të opozitës është prezente. Nga kjo strategji përfiton mazhoranca dhe dobësohet opozita.

Gjatë seancës së kësaj të enjteje Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin u futën në sallën e Kuvendit, rreth 60 minuta para nisjes së seancës për të shmangur bllokimin e derës nga deputetët e tjerë të PD.

Pas daljes nga Kuvendi, ai u përball me Flamur Nokën, i cili e qujti tradhëtar, mercenar dhe të shitur./ZËRI

Poll

MOS HUMB