Politikë

PS merr tjetër institucion! Zgjidhet kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër nga radhët e maxhorancës

Edmond Ndou u zgjodh kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, me 18 vota pro dhe 1 kundër.

D.XH
PS merr tjetër institucion! Zgjidhet kreu i Këshillit të Qarkut
Edmond Ndou

SHKODËR- Edmond Ndou nga radhët e Partisë Socialiste është zgjedhur kryetar i Këshillit të Qarkut të Shkodrës.

Në mbledhjen e thirrur sot, pas dorëheqjes së dhënë nga Marina Duhani e PSD-së, Edmond Ndou mori 18 vota pro dhe 1 kundër, nga 19 anëtarë me të drejtë vote në Këshillin e Qarkut të Shkodrës.

Pak muaj pasi ky institucion u drejtua nga PSD-ja, tashmë ky institucion vendor të qarkun verior do të drejtohet nga socialistët. Në fjalën e tij, përpara anëtarëve të Këshillit, Ndou është shprehur se do të punojë me përkushtim me të gjithë, për zhvillimin e mëtejshëm të qarkut Shkodër.

"Ju falënderoj për besimin ndaj meje. Falenderim i veçantë për familjen e madhe socialiste. Nga ky moment ndihem i obliguar për të punuar me ju me të gjithë energjitë. Ne kemi mundësi që të gjithë bashkë ta çojmë përpara si qark Shkodrën dhe të jemi nismëtarë kryesorë në qarqe të tjera për obligimet që na ngarkon ligji”, tha Ndou.

Mariana Duhani nga radhët e Partisë Social-Demokrate të Dom Doshit drejtoi Këshillin e Qarkut të Shkodrës për më pak se një vit, nga korriku 2023 deri në janar 2024. Më pas ajo ka dhënë dorëheqjen, pasi socialistët kishin përgatitur procedurat për ta shkarkuar./ZËRI/

Poll

MOS HUMB