Politikë

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama- gazetares: Harroi të të pyeste ty!

Gazetarja po e pyeste Ramën se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm jo vetëm në samit, por edhe në foton familjare. 

f.t
Pse ishte Alex Soros në samit? Rama- gazetares: Harroi të të
Edi Rama

TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua konferenca e përbashkët për gazetarët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit europian Oliver Varhelyi. Gjatë konferencës pyetjet drejtuar kreut të qeverisë ishin të ndryshme, duke bërë që Rama të 'përplasej' me gazetarët. Një skenë e pakëndshme ndodhi në mbyllje të konferencës.

Teksa konferenca u mbyll ndërkohë që gazetarja Ambrozia Meta po e pyeste Ramën se pse Aleks Soros duhej të ishte i pranishëm jo vetëm në samit, por edhe në foton familjare. 

"Harroi të të pyeste edhe ty,"-ishte përgjigjia e Ramës.

 

Kujtojmë se Soros ishte dje në samit si pjesë e delegacionit shqiptar, kurse në samitin e sotëm ai ishte në foton familjare, njësoj si të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë të rajonit dhe BE-së.

Poll

MOS HUMB