
TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi sot deklaratat e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mbi mundësinë që Ukraina të bashkëpunojë me vendet e ballkanit për prodhimin e armëve. Rama tha se një gjë e tillë është rënë dakord në parim, por vetë Shqipëria duhet të punojë më shumë në infrastrukturë, dhe këtë do ta bëjë vetëm në bashkëpunim me partnerët e NATO.
“Patëm një samit shumë të mirë, por edhe zhvilluam diskutime shumë të mira. Ai Samit na tregoi diçka thelbësisht të rëndësishme, që të gjithë ishim këtu, dhe larg duarve të Rusisë. Ne, si Serbia, Bosnja apo Kroacia, nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake, duam ta kemi së pari për veten tonë, kemi punuar dhe po gjejmë partnerët e duhur që të ringjallim infrarsktrukturën tonë të vjetër.
Presidenti Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, dhe të gjithë thanë PO, dhe jo vetëm Shqipëria. Ne e dimë që na duhet të investojmë më shumë në mbrojtje dhe do ta bëjmë këtë. Por do ta bëjmë vetëm me partnerët tanë dhe me askënd tjetër”, iu shpreh Rama gjatë konferencës së përbashkët që pati me komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi./ZËRI