Politikë

Pse zgjodhi Blendi Gonxhjan? Rama: Më i sprovuari, ka korrur suksese

Lidhur me emërimin e ri, Rama tha se Gonxhja është një prej drejtuesve publikë më të sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë.

k.m.
Pse zgjodhi Blendi Gonxhjan? Rama: Më i sprovuari, ka korrur suksese
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama foli për zgjedhjen e tij më të re në kabinetin qeveritar, ministrin e Inovacionit, Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja. Në një konferencë për mediat, Rama tha se Gonxhja është një prej drejtuesve publikë më të sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë. Kështu që, sipas tij, është i bindur se do të bëjë një punë të mirë edhe në detyrën e re. 

"Kam bërë zgjedhjen e ministrit të ri sepse është nga drejtuesit më të sprovuar dhe më me sukses. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ishte një çerdhe korrupsioni dhe fakti që ne arritëm të bëjmë që Republika Federale e Gjermanisë të njohë patentën tonë. Kjo i thotë të gjitha, pra është krijuar një institucion shqiptar që mund ta vendosësh në të gjithë hartën, përndryshe nuk të jep Gjermania mundësinë të drejtosh një makinë me një patentë pa bërë testin,"-tha Rama.

Poll

MOS HUMB