Politikë

Reforma Zgjedhore/ Rama: Do e bëjmë dhe pa Komision, ka fund dhe tradita

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se parlamentet në vendet fqinje miratojnë Reformën Zgjedhore, edhe nëse gjithë parlamenti nuk bie dakord.

D.XH
Reforma Zgjedhore/ Rama: Do e bëjmë dhe pa Komision, ka fund dhe
Edi Rama ne konference

SHËNGJIN – Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se reforma zgjedhore mund të bëhet edhe pa Komision. Duke folur nga Shëngjini, Rama deklaroi se parlamentet në vendet fqinje nuk e kanë të nevojshme që gjithë parlamenti të bjerë dakord, që të bëhet Reforma Zgjedhore. Rama krahasoi maxhorancën me partizanët dhe opozitën me ballistët. Ai tha se për të votuar reformat, duhen dy partizanë.

"Asnjëra nga këto sado që janë arsye të rëndësishme, sepse është e padrejtë që njerëzit që duhet të dalin nga burgjet për shumë arsye, nuk e meritojnë që të vazhdojnë te rrijnë aty brenda si viktima te keqkuptimit, por nuk ka asnjë shans që kjo të na bëjë që të pranojmë keqkuptimin. Të pranojmë që ushtrimi i forcës fizike, përdorimi i krahëve i këmbvëve, e duarve si instrumenta force, të na imponohet për argumenta me të cilat ne nuk jemi dakord, e njëjta gjë edhe për reformën  zgjedhore, ka një afat kohor, do të përfundojë dhe ta votojmë edhe pa komision.Komisioni nuk është një normë ndërkombëtare në parlamente të tjera, po ju marr vetëm dy parlamente në anën tjetër të detit apo në jug të vendit, nuk presin të bjerë dakord i gjithë parlamenti për reformat zgjedhore

Kanë ndryshuar kohët, një komision bipartizanin me një partizan dhe 7 ballistë nuk e bën dot, duhet të kesh dy partizanë, nuk i kemi më. Kemi një partizanin ktej dhe shtatë ballistë nga ngrahu tjetër. Njëri është ballist i keqkuptuar, tjetri nuk është ballist, por duket si ballist , i treti duket si këto dy të parët, por nuk është dakord asnjë me një, i katërti  do të jetë me të tre, por në të njëjtën kohë nuk e merr në konsdieratë faktin se duket si ballistë dhe tre të tjerët e me rradhë janë ballistë për inerci. Mjafton që 3 ballistët e parë të japin sinjalin  dhe ata mund të kthehen nga ballistë në balkerina, nga balerina në veterinere, nga veterinerë në mundësa, nga mundësa në boksier, nga boksier në doktorë, nga doktërë në specialitë të tregut të punës e më pas në tigra dhe luanë”, deklaroi Rama.

Komisioni për Reformën Zgjedhore është kthyer në një “mollë sherri”, jo vetëm mes socialistëve dhe demokratëve., por dhe vetë brenda këtyre të fundit. Komisioni i afirmuar më herët për Reformën Zgjedhore, me Enkelejd Alibeaj bashkëkryetar Komisioni krah Damian Gjinkurit, hasi në kundërshtinë e Gazment Bardhit dhe grupit të deputetëve që mbështesin Sali Berishën, të cilët kërkuan ndryshimin e anëtarëve, duke bërë pjesë deputetët që janë rreshtuar në krah të Bardhit dhe ata në krah të Sali Berishës. Kjo është kundërshtuar dhe nga Alibeaj dhe nga Partia Socialiste. Ky ngërç vijon prej 24 shtatorit. Me sa duket me paralajmërimin e kësaj të mërkure nga Kryeministri Edi Rama, ky Komision mund të vijojë punën pa praninë e demokratëve, të cilët ende nuk kanë lajmëruar lëvizjen e radhës./ZËRI

Poll

MOS HUMB