Politikë

Qeveria propozon: 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të shpallet festë zyrtare

'Viti 2024 është vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon, pasi shpresojmë të kemi një rrugë më të shpejtë drejt BE-së. Është përgatitur nga Ministria e Arsimit një kalendar eventesh.'

B.S
Qeveria propozon: 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të shpallet festë
Festimet per 28 Nentorin, Ditën e Pavarësisë

Qeveria do t’i propozojë Kuvendit që 22 nëntori, Dita e Alfabetit, të shpallet festë zyrtare. Nisma u bë me dije nga ministri i Jashtëm Igli Hasani i cili e konsideron këtë ditë si festë kombëtare:

‘Ndryshim në ligjin për festat kombëtare. Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit të Shqipërisë ditën e Alfabetit si festë kombëtare. Ajo që vërtet na ka bashkuar është gjuha dhe fakti që në Kongresin e Manastirit zgjodhën këtë gjuhë të shenjtë më alfabetin latin. Viti 2024 është vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në rajon, pasi shpresojmë të kemi një rrugë më të shpejtë drejt BE-së. Është përgatitur nga Ministria e Arsimit një kalendar eventesh.’- tha Hasani në komunikimin me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë./Zëri

Poll

MOS HUMB