
Kryeministri Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë në Korçë këtë të dielë, aty ku ka bërë një inspektim të punimeve në kampusin universitar ‘Poli i Dijes’. Rama shoqërohej nga kryebashkiaku Sotiraq Filo dhe ekipi i socialistëve të këtij qarku. Megjithatë, gjatë takimit, Rama nuk i kurseu batutat me punëtorët, të cilëve u kërkoi të pastronin mirë kollonat.
“Punimet janë shumë të mira, kjo do jetë me të vërtetë një nga godinat kryesore të arsimit. Veç mi pastroni këto cepat te kollonat, se këtu dallon BE-ja nga Ballkani. Te cepi,”- tha Rama duke qeshur.
Poll