Politikë

Rama në Luksemburg: Vota e emigrantëve nuk bëhet, s'ka databazë! Basha: Gënjen!

Sipas numrit një të qeverisë, shkak për përjashtimin e diasporës nga zgjedhjet është fakti se ende nuk ka një regjistër sesa shqiptarë jetojnë jashtë vendit.

D.XH
Rama në Luksemburg: Vota e emigrantëve nuk bëhet, s'ka
Edi Rama dhe Lulzim Basha

LUKSEMBURG – Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi që ka pasur me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, ka bërë me dije se vota e emigrantëve nuk është e mundur që të implementohet në zgjedhje e reja parlamentare për vitin 2025. Sipas numrit një të qeverisë, shkak për përjashtimin e diasporës nga zgjedhjet është fakti se ende nuk ka një regjistër sesa shqiptarë jetojnë jashtë vendit.

Pra, sipas tij, pa një databazë, nuk mund të ketë të drejtë vote për emigrantët. 

“Sa i takon votës së emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti se ne duam por është çështje e bazës së të dhënave. Nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion, edhe pse kemi bërë disa tentativa. Nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët që kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën apo kartën e identitetit shkojmë e bëjmë atë ditë që na duhet. Çështja e databazës na pengon shumë për të bërë votën e emigtanëve”, tha Rama.

Menjëherë pas deklaratës së kreut të qeverisë, një reagim ka ardhur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë një takimi me demokratët e degës nr.7 në Tiranë, Basha e cilësoi deklaratën e Ramës mashtrim, duke e akuzuar se po e zvarrit Refomën Zgjedhore.

"Nesër komisioni i reformës zgjedhore pas të gjithë teatrove së bashku që lanë bërë për ta penguar, ka shansin të eci përpara, sepse e dimë të gjithë me këtë kod zgjedhor nuk ka zgjedhje. Sigurisht Edi Rama nuk do ta ndryshoj sistemin, ka mjaftueshëm njerëz brenda opozitës të cilët me skuthllëk duan të njëjtën gjë që do Edi Rama por skanë guximin ta thonë. Por ne duam atë që duan shqiptarët. Ne duam lista të hapura që njerëzit të zgjedhin atë që duan ata, votimin elektronik, barazia e votës përmes Shqipëria një zonë elektorale dhe së fundmi votën e emigrantëve, votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Sot lexova diku që i pari i qeverisë diku nga Luksenburgu paska thënë që nuk bëjmë dot sepse nuk kemi regjistrin e të dhënave. Ka propozimin e PD në përputhje me praktikat më të mira të vendeve të BE që praktikojnë votën e shtetasve të tyre jashtë vendit. Ndaj dua t’u them atyre shqiptarëve në takimin në Luksenburg dhe të gjithë shqiptarëve jashtë vendit që kryeministri ju gënjen. Kemi propozuar votimin e emigrantëve, është nga praktikat më të mira europiane. Rama do në Komisionin e 'Zgjedhores' kasnecët e ndryshimeve Kushtetuese në 2008,"- tha Basha.

Këtë çështje e ka cekur dhe bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri deklaroi në tetor 2023, në tryezën e organizuar nga OSBE, se legjislacioni shqiptar është i plotë, sa i përket votës së emigrantëve. Ai tha se mbetet që të shikohet vetëm aspekti praktik i çështjes. Gjiknuri tha se maxhoranca preferon votimin e emigrantëve nëpërmjet postës, pa pasur një zonë zgjedhore të posaçme për diasporën, ku llogariten mandatet parlamentare, por vota të shpërndahet sipas vendit, ku më parë ka banuar votuesi. Por opozita, si Partia Demokratike dhe ajo e vulës kërkon patjetër plotësimin e këtij kriteri për zgjedhjet e ardhshme. 

Kjo edhe për të zbatuar vendimin e Gjykatqs Kushtetuese, e cila 2 vite më parë arriti në përfundimin se emigrantëve iu është cënuar e drejta për të votuar. GJK më 2022 kishte lënë afat 1 vit, që të punohet për plotësimin e kuadrit ligjor, përmes të cilit të sigurohet vota e emigrantëve.

Vetëm pak ditë më parë, më 5 shkurt, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj lëshoi një mesazh të fortë për klasën politike. Zaçaj tha se rruga e vetme është zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, duke shtuar se nuk ka mënyrë tjetër sjelljeje, nëse duam që institucionet e vendit tonë të udhëhiqen nga parimi i demokracisë.

“Ajo që dua të theksoj, nëse mund ta jap si mesazh për politikën, është se zbatimi i vendimeve të GJK është rruga e duhur, e nevojshme dhe e vetme”, tha Zaçaj më 5 shkurt. Holta Zaçaj theksoi se të vësh në diskutim zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”, tha Zaçaj.

Edhe pse vota e emigrantëve është premtuar prej shumë kohësh, e tashmë kërkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese, duket se është e vështirë për t'u arrirë për zgjedhjet e vitit 2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB