
TIRANË- Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka komentuar dinamikën e politikës shqiptare me atë amerikane. Gjatë një intervistre për “Syri TV”, LaCivita tha se sondazhet e bëra në janar, nuk janë të vlefshme për t’u prezantuar tani. Duke komentuar sondazhin e publikuar nga John McLaughlin, u shpreh se ndonjëherë sondazhet bëhen për të ndikuar në opinnionin publik.
Po ashtu, LaCivita komentoi edhe fjalët e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur atë “bulldog”. Përmes batutave, ai tha se për amerikanët është kompliment kjo shprehje, pasi një bulldog nuk të hap rrugë kollaj.
“Kur një amerikë një njeri e quan ‘Bulldog’ nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj dhe unë nuk kam për të hapur rrugë kollaj dhe kam për të luftuar deri në fund për atë që Edi Rama në 12 vite nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh LaCivita.
Intervista në studio:
Çim Peka: A ndodh në Amerikë që sondazhet e janarit të publikohen në maj?
Chris LaCivita: Koha në maj është shumë më ndryshe se koha në janar. Ka një ndryshim dramatik në dinamikën e politikës shqiptare nga janari deri tani dhe një sondazh i janarit nuk është i vlefshëm për tu prezantuar në maj për shkak të dinamikës dhe ndryshimeve drastike që ka pasur politika shqiptare gjatë këtyre kohëve.
Peka: Një sondazhier që pretendohet se ka bërë sondazhe pro presidentit Trump, para dy netësh, sondazhin e janarit e dha në prill dhe pranoi se pyetësorin nuk e bënë ata por operatorët shqiptarë. I gjithë sondazhi ishte për një pyetje, një televizon shumë pranë kryeministrit, a jeni me Chris LaCivita dhe ai tha po. Duket që e gjithë kontrata ishte që ai të thoshte se ishte mik me ju, por nuk mori asgjë përsipër për sondazhin. A keni një koment?
LaCivita: Shefi i sondazheve ka qënë Tony Fabricio ka qënë pjesë e ekipit, e njoh Jony është miku im dhe kemi punuar bashkë. Sondazhet ndonjëherë bëhet për të ndikuar opinionin publik nëpërmjet gjërave që ata publikojnë. Ne kemi vepruar ndryshe bashkë me Tony Fabricion dhe ekipin jemi fokusuar në problemet 12 vjeçare të qeverisë dhe problemet e shkaktuara karshi shqiptarëve nga ana e qeverisë Rama.
Peka: Mediat pranë qeverisë para 1 ore kanë konstatuar se ju e keni braktisur fushatën e PD?
LaCivita: Media socialiste dhe pranë Edi Ramës atë interes kanë që të gënjejnë sepse këtë gjë kanë bërë, kanë gënjyer. Unë jam aty gjithë kohës me stafin tim dhe punoj në mënyrë të përditshme. Edi Rama merret me mua, do të mbulojë dështimet e Edi Ramës gjatë këtyre 12 viteve qeverisje që nuk ka bërë asgjë për interesat e shqiptarëve.
Peka: A ka ndodhur t’ju fyej ndonjë lider ndonjëherë siç ndodh me kryeministrin? Menjëherë pas hapjes së fushatës së opozitës, Edi Rama bëri një postim ku iu etiketoi si ‘bulldog’ dhe pas 3 minutash e fshiu. Jeni fyer ndonjëherë në këtë masë?
LaCivita: Kjo është politikë, por kur një amerikë një njeri e quan ‘Bulldog’ nuk është fyerje por meret si kompliment sepse bulldog nuk të hap rrugë kollaj dhe unë nuk kam për të hapur rrugë kollaj dhe kam për të luftuar deri në fund për atë që Edi Rama në 12 vite nuk ka realizuar për Shqipërinë dhe shqiptarët./ZËRI