Politikë

Rama e shpalli investitor strategjik, Berisha e paralajmëron nga dritarja: Turjan, mos e merr tokën se kurrë nuk do e gëzosh

Ai e konsideroi një plaçkitje të pronës publike.

F.m
Rama e shpalli investitor strategjik, Berisha e paralajmëron nga dritarja:
Sali Berisha dhe Turjan Hysko

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të shpallur investitor strategjik Turjan Hyskon, të cilin publiku e njeh si moderator, regjisor dhe producent në ekranet e televizioneve. Nga dritarja e banesës, ku mbanfjalën e përnatshme, Berisha e paralajmëroi Hyskon që të mos e merrte, pasi nuk do të arrinte ta gëzonte kurrë investimin. Ai e konsideroi një plaçkitje të pronës publike.

“Me një vendim me firmën e tij, i jep Turjan Hyskos, këtij gjeniu, 77 mijë metër katrorë tokë publike. Turjan, mos e merr tokën se në mënyrë absolute po të paralajmëroj nga opozita, kurrë nuk do e gëzosh. Nuk plotëson asnjë kriter përveç kriterit plaçkitës me Edi Ramën i pasurive publike të shqiptarëve. Ty dhe të gjithë ata që kanë marrë tokën publike, tokën e pronarëve, do t’u dalë për hundësh, do t’u konfiskohet, do i rikthehet shteti, do i rikthehet pronarëve, do shitet për të rritur rrogat, do shitet për të rritur pensionet, do shitet për mirëqenien,”- tha Berisha.

Dy kompani në pronësi të Hekuran Brahimajt dhe Turjan Hyskos do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetrore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit statusin “Investitor Strategjik, Proçedurë e Veçantë” për projektin e investimit "Atara Resort & Villas". Kompanitë zhvilluese të këtij projekti janë Lukova Bayside Hotel & SPA shpk si dhe TO 27 Construction. Kompania e parë zotërohet nga dy aksionerë. Hekuran Brahimaj, ish kryetari socialist i Bashkisë së Vorës zotëron 65 të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër prej 35 për qind e aksioneve zotërohet nga Turjan Hysko, vëllai i ish-deputetit socialist dhe kryetar i FRESSH, Eljo Hysko. Kompania e dytë, "TO 27 Construction" zotërohen në masën 100 për qind nga Turjan Hysko.

 

Poll

MOS HUMB