
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur këtë të martë deklaratës së bërë nga Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për emisionin italian “Report” në Rai 3, ku ndër të tjera tregoi një fotografi ku ai ishte dhunuar në vitin 1997, kohë kur ishte gazetar. Sipas Berishës, Rama kërkon ta shesë një krim që ndodhi për shkaqe pasioni, si një krim politik.
Sali Berisha: Padrino dorëzohet! Për të ngjallur mëshirë, përpiqet të shesë krimin e pasionit për krim politik! “Fajn” e ka Saliu. Por gazetari i famshëm nuk ia bleu, e zbërtheu si askush më parë!
Çfarë deklaroi Rama?
Edi Rama: Këtu jam unë. Unë bëja gazetarin në 1997. Mi solli një vajzë e cila ka çelur një ekspozitë për lirinë e shtypit. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh gazetar.
I pyetur nga gazetari se kush e katandisi në atë gjendje, Rama la të kuptohet se autori ishte pikërisht kryedemokrati Berisha./ZËRI