Politikë

Rama-ministrave: Asnjëri prej jush nuk do të jetë punë me tenderat

Sipas Ramës, tenderat do të kryhen nga një strukturë që nuk është në varësinë e ministrave

E.K
Rama-ministrave: Asnjëri prej jush nuk do të jetë punë me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se ministrat e kabinetit të tij qeveritar nuk do të kenë më punë me tenderat publikë.

Rama u shpreh se nuk do ketë më tendera për blerje të vogla, por theksoi se “operatori i blerjeve të përqendruara po ndërton një katalog dixhital të blerjeve të vogla që të mos bëjnë tendera për cdo dërrasë të zezë, për cdo karrige apo tavolina zyre, por të blejnë direkt nga katalogu, i quajtur “agzonë” një lloj amazon i mallrave për të gjitha shërbimet mbështetëse të institucioneve, duke kursyer kohë, para dhe duke i mbyllur derën korrupsionit”.

“Ne nuk na mjafton kaq dhe shifrat që dhashë nuk duan të thonë që në prokurimet publike nuk ka korrupsion. Ne kemi hedhur një hap tjetër para, për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të përqendruara që ka nisur punë zyrtarisht në 25 prill dhe do t’i kryejë ajo të gjitha prokurimet.

Pra asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë nuk do të ketë më të bëjë me tendera por do merren me politikat sektoriale. Kjo shoqëri do të asistohet nga shoqëri partnere europiane”, tha Rama.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB