Politikë

Rama paralajmëron reformë për Prefekturat: Fole që shpërndajnë paga...të shohim, a na duhen apo jo

Konkretisht kreu i qeverisë tha se do të behet një reformë për të parë a duhen apo jo prefekturat

F.I
Rama paralajmëron reformë për Prefekturat: Fole që
Edi Rama

TIRANË-Pas betimit të qeverisë së re sot në Presidencë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Ministrinë e Brendshme Albana Koçiu, gruaja e parë në krye të këtij institucioni. Gjatë fjalës së tij Rama kritikoi mënyrën sesi ky dikaster është drejtuar deri tani. Në fokus të kritikave ishin prefektuart, për të cilat paraljmëroi një reformë.

Konkretisht kreu i qeverisë tha se do të behet një reformë për të parë a duhen apo jo prefekturat, dhe nëse po si duhet të funksionojnë. Sipas tij prefektuart duhet të jenë në funksion të administrimit të punëve të brendshme, dhe jo 'fole' që shpërndajnë paga pa një impakt.

Edi Rama: Funksionimi i prefekturave. Jo rastësisht jam këtu edhe me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor. Dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme, po të lexojmë legjislacionin është i gjerë, po të shohim realitetin është shumë i mangët. Dhe prefekturat sot janë “Refugium Peccatorum”, institucione që e kanë humbur peshën, kanë humbur kuptimin. Na duhet një reformë për prefekturat të cilën natyrisht do ta bashkë udhëheqin qysh në konceptim ministrja e Brendshme me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe na duhet sa më parë të nxjerrim konkluzionin, a na duhen prefekturat apo s’na duhen fare? Dhe nëse na duhen prefekturat, çfarë forme duhet të kenë prefekturat. Si prefekturat duhet të bëhen një forcë e shtuar, një vlerë e shtuar në gjithë rrjetin e drejtimit dhe administrimit të punëve të brendshme. Dhe jo ca fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme është afër zeros.

Poll

MOS HUMB