
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të bëjë projeksionin e tij në fshatin Kuç të Vlorës, aty ku ndalon gjithmonë përpara zgjedhjeve. I ftuar në “Review”, Rama është pyetur për numrin e mandateve që pretendon se do të marrë më 11 maj dhe nuk ka dhënë një shifër. Megjithatë, ai shprehet se 71 mandate janë të padiskutueshëm.
“Ne si komb shqiptar, ne si popull i Shqipërisë këtu, të dielën kemi takim me historinë. Nuk është për Partinë Socialiste as për partinë e kënetës, është për historinë. Partia Socialiste, 71 mandate nuk i diskuton. Këtu nuk bëhet fjalë për 71-shin. 71 mandate, Partia Socialiste i merr edhe pa dalë unë fare. Le ta lëmë këtë në mes, të mbyllim fushatat dhe ja. 71 i kemi. Ne po flasim për histori këtu, për një mesazh force të popullit shqiptar në raport me Europën. Për një mesazh force që të krijojmë këtu një fuqi të përqendruar deri në 2027 te negociatat. Mandatet atje në Kuç, do i shkruaj atje,”- tha Rama.