Politikë

Reforma në drejtësi, Rama: Po hetohen politikanë të lartë, BE është e ardhmja jonë

Më tej, Rama shtoi se për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç së ardhmes në BE.

I.F
Reforma në drejtësi, Rama: Po hetohen politikanë të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha nga Luksemburgu se reforma në drejtësi është një arritje. Ai tha se për herë të parë në historinë e vendit tonë po hetohen figura të larta politike pavarësisht partisë. Më tej, Rama shtoi se për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç së ardhmes në BE.

“Nuk është një retorikë pro evropiane, është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tonë për tu lënë brezave një vend ku liria është e padiskutueshme dhe ku demokracia funksionon për gjithkënd. Shqipëria ka përmbushur në mënyrë të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë anëtarësimi dhe mbetet e palëkundur për përmbushjen e kushteve. Arritjet në reformën e drejtësie, një sistem më llogaridhënës. Në historinë tonë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen para gjykate të pavarur pavarësisht partisë. Do ta bëjmë këtë në çdo nivel për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të merituar vendin tonë në BE.

Ky progres vetëm sado të thellohet, do e bëjmë këtë duke ruajtur e mbrojtur të drejtat e njeriut. Ne kemi zbatuar një kuadër mjaft progresiv bazuar në standardet e Evropës. Vullneti ynë do të përplotësohet me aktet nënligjore. Do të ndërtojmë punën e shkëlqyer me një ekip të madh negociatorësh dhe do ta forcojmë këtë administratë në shërbim të së ardhmes.Ky është momenti për të falënderua Orban që na ka treguar qysh në ditën e parë, vullnetin për të ndihmuar, për përcjelljen e dijeve që Hungaria ka përfituar gjatë procesit të vet në anëtarësim në BE. Më shumë se kurrë, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE. Një gjë është e njëjtë kudo, dëshira për të qenë pjesë e këtij bashkimi. Për Shqipërinë nuk tjetër të ardhme e rrugë tjetër post të ardhmes sonë në BE dhe rrugës së BE. Faleminderit,”-tha Rama.

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB