Politikë

'Retorika të mos kthehet në ligje', Shalsi ‘qetëson’ Dumanin: SPAK ka punën e tij, Kuvendi s'po merr rol ekstra

Eduart Shalsi ka deklaruar se Kuvendi nuk po merr asnjë rol esktra me ngritjen e një grupi pune që monitoron institucionet e tjera të drejtësisë

E.K
'Retorika të mos kthehet në ligje', Shalsi
Altin Dumani dhe Eduart Shalsi

TIRANË- Deklaratave që bëri dje kreu i SPAK Altin Dumani nga Shkodra, iu është përgjigjur deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi, i cili është në krye të një grupi pune në Kuvend për monitorimin e punës së institucioneve të tjera, përfshirë dhe ato të drejtësisë. Në reagimin e tij, Shalsi shprehet se Kuvendi nuk do të marrë asnjë rol ekstra nga sa i ngarkon logji, në raport me institucionet e tjera  

“Nëse ka një forcë politike që i ka mbështetur organet e reja të drejtësisë, me të gjitha mjetet, ka qenë PS, pse, sepse e kemi ngritur me vullnet të plotë për të hapur një kapitull të ri. Në Shqipëri ishte e domosdoshme sistemi i ri drejtësie. Unë nuk mendoj që z.Dumani është i shqetësuar se ai vazhdon punën e vet.

Edhe z. Dumani e di mirë rolin e parlamentit dhe rolin e tyre. Nuk do t’i shtohet parlamentit ndonjë funksion i ri, nuk do krijohet një komision. Kemi qenë dhe jemi shumë të qartë. Kuvendi nuk do marrë rol ekstra, nuk do të ngre komitete të tjera, i ka përcaktuar ligji”, tha Shalsi.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i SPAK Altin Dumani ishte i pranishëm në një takim me studentët në Shkodër, ku tha se ka pasur prokurorë që kan flirtuar me pushtetin, por tashmë Prokuroria e Posaçme vepron e pandikuar, në bazë të të gjitha parashikimeve që ia lejon Kushtetuta.

Dumani u shpreh se “problemi është nëse retorika politike kthehet ne diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar.”

Poll

MOS HUMB