Politikë

Rikthehen bastet sportive, socialistët pa Ramën ngrejnë kartonat

Me votat e socialistëve, rikthehen sërish bastet sportive, disa vite pas heqjes me bujë të tyre

E.K
Rikthehen bastet sportive, socialistët pa Ramën ngrejnë kartonat
Taulant Balla dhe Belinda Balluku duke votuar

TIRANË- Me sfondin e zhurmave dhe kaosit të krijuar nga një pjesë e deputetëve të opozitës, socialistët kanë kaluar të vetëm rikthimin e basteve sportive. 

I vetmi socialist që ka abstenuar në seancën e sotme ka qenë Erion Braçe, i cili ka shprehur kritika dhe gjatë kalimit të projektligjit në Komisione. Seanca e sotme është shoqëruar sërish me kaos dhe tension, ku opozita e përfaqësuar nga Lulzim Basha ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për  Arben Ahmetajn, e cila sipas Nikollës i është deleguar ministres Spiropali. PD kërkoi praninë e Ramës, duke thënë se ai nuk mund të fshihet pas Blinken dhe Spiropalit.

Ka qenë deputeti Agalliu që u shpreh se është kërkuar prezenca e kryeministrit Rama në Kuvend. Sipas tij “Rama sot nuk mund të fshihet as mbas Elisës, as mbas vizitës së sekretarit Blinken”.

Në përgjigje të tij kryeparlamentarja Nikolla theksoi se kryeministri ka angazhime më të mëdha sot.

“Kërkesa e parë nuk përmbushte kushtet e rregullores. Ishte firmosur vetëm nga ju (Agalliu) dhe jo nga 7 deputetë. Pasi erdhi konform rregullores menjëherë u fut në seancën plenare. Kryeministri ka angazhime më të mëdha sot ndaj ia ka deleguar ministres Spiropali zhvillimin e interpelancës. Kjo nuk është sipas dëshirës tuaj, kjo është me rregull”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB