Politikë

Pak minuta para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbulon detaje nga Plani i Ri i Rritjes

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama thekson se ky plan do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit.

a.l
Pak minuta para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, Rama zbulon
Edi Rama

TIRANË- Tirana mban sot samitin BE-Ballkani Perëndimor. Në fokus do të jetë plani i ri i rritjes si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama thekson se ky plan do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit.

“MIRËMËNGJES ⭐️
dhe me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë????”, shkruan Rama. 

Pjesëmarrës në këtë samit do të jenë, Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme. Ndryshe nga samiti për Ukrainën ku nga Kosova ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani, sot nuk do të ketë asnjë përfaqësues. I pranishëm do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Po ashtu edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nuk do të mungojë në samitin e sotëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB