Politikë

Samiti/ Vuçiç për Planin e Rritjes: Mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës dhe uljen e çmimeve

Ai gjithashtu vlerësoi se integrimi i ekonomive, heqja e pengesave dhe përparimi drejt tregut të përbashkët janë synimet kryesore që çojnë në zhvillimin thelbësor të Serbisë dhe rajonit dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. 

a.l
Samiti/ Vuçiç për Planin e Rritjes: Mundësi për
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

TIRANË- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po merr pjesë në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë. Në një postim në rrjete sociale, Vuçiç shpreh rëndësinë e Planit të Rritjes e cila sipas tij do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës, uljen e çmimeve dhe përparimin dhe zhvillimin e mëtejshëm. Ai gjithashtu vlerësoi se integrimi i ekonomive, heqja e pengesave dhe përparimi drejt tregut të përbashkët janë synimet kryesore që çojnë në zhvillimin thelbësor të Serbisë dhe rajonit dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, shkruan ALO.rs. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor parashikon mbështetje financiare prej gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat dy miliardë janë grante të pakthyeshme dhe katër miliardë janë kredi të buta të dhëna nga BE-ja, me qëllim stimulimin e rritjes ekonomike të rajonit. Plani i referohet periudhës 2024-2027./ZËRI

Poll

MOS HUMB