
TIRANË- Sezoni veror ka nisur dhe pse me shumë ankesa nga qytetarët sa i përket cilësisë së shërbimit dhe çmimeve të larta. Ndërkohë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ende nuk i kanë marrë pushimet verore. Teksa janë në javën e fundit të punës parlamentare, për mikrofonin e ZËRI-t ata na tregojnë se ku kanë planifikuar që ti kalojnë pushimet, sa e kanë parashikuar buxhetin, por mbi të gjitha dhe si iu duken çmimet.
Dy deputetë të opozitës, Nustret Avdulla dhe Dashnor Sula u shprehën se nuk do të bëjnë pushime fare, pasi me nota humori, për opozitën nuk ka pushime. Pjesa tjetër e deputetëve opozitarë, u shprehen se çmimet janë të larta dhe nuk përshtaten me të ardhurat e familjeve shqiptare.
Por, për deputetin socialist, Plarent Ndreca, ndryshon puna. Ky i fundit u shpreh se Shqipëria ka çmimet më të mira në rajon. Dhe pikërisht për këtë sipas tij, vendi ynë është kthyer në magnet për thithjen e turistëve, duke e rënditur dhe të parën në rajon. Për më shumë ndiqni përgjigjet e tyre./ZËRI