Politikë

Shkarkimet e ministrave, Rama vlerëson punën e dyve prej tyre, Mete ‘zhduket’ nga çdo funksion në PS

Nëse një pjesë e ministrave të larguar u ‘ricikluan’ në pozicione të tjera, asnjë funksion nuk u gjet për Ervin Meten, i cili mbante një profil të ulët politik, përpara se të vihej në krye të Financave

E.K
Shkarkimet e ministrave, Rama vlerëson punën e dyve prej tyre, Mete
Kongresi i ps

TIRANË- Ky fund Korriku ishte i nxehtë për socialistët, jo vetëm për shkak të temperaturave të larta që janë rikthyer në vend, por edhe për shkak të ndryshimeve që kryeministri Edi Rama njoftoi dje në qeveri dhe në grupin parlamentar. Këto ndryshime janë prezantuar sot dhe në grupin parlamentar, por edhe në Kryesinë e PS-së, ku Rama ka veçuar punën e dy prej ministrave të larguar.

Është fjala për ministrin e brendshëm Taulant Balla dhe atë të Mbrojtjes Niko Peleshi, të cilët janë zhvendosur në funksione të tjera. Konkretisht Balla do të mbajë postin e Minisitrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit, ndërsa Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar, në vend të Bledi Çuçit, i cili është propozuar në postin e nënkryetarit të Parlamentit.

Edhe në mbledhjen e sotme, Rama është treguar kritik me një pjesë të deputetëve, që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrat në elektorat. Në mbledhjen e sotme të socialistëve nuk është parë askund ministri i shkarkuar i Financave Ervin Mete, i cili nuk ka pasur një profil të spikatur politik në radhët e të majtëve./ZËRI 

Poll

MOS HUMB