Politikë

Shpërblimet për fundvit/ Qeveria zbulon kategoritë që përfitojnë, një rrogë shtesë për 1100 punonjës të administratës

E.K

Shpërblimet për fundvit/ Qeveria zbulon kategoritë që

TIRANË- Qeveria ka miratuar zgjerimin e kategorive që do të marrin shpërblim këtë fundvit duke përfshirë personat me aftësi të kufizuar, për shtresat në nevojë, si dhe për 1100 punonjës të administratës që kanë marrë pjesë në negociatat e anëtarësimit në BE. Punonjësit e administratës do të përfitojnë një pagë shtesë, ndërsa kategoritë e tjera 5 mijë lekë të rinj.

Mete: Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë të shpërblimit që sapo iu akordua pensionistëve për:

64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike;

73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar;

36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike;

68 mijë invalidë të punës;

44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për antarësim në BE, edhe për shkak të rezultateve të lavdërueshme dhe të vlerësimeve të larta që kanëmarrë edhe nga Komisioni Evropian.

Gjithashtu, ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensimin e tyre ushqimor në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë. Ka një mbështetje për të gjitha bashkitë, si një shtesë granti të pakushtëzuar për të adresuar detyrimet e prapambetura. Shtesa totale për të gjitha bashkitë sipas listës së parcaktuar shkon në 2 miliardë lekë.

Gjithashtu, ka rialokime sa i përket shpenzimeve kapitale për financimin e projekteve infrastrukturore, në rrugë e ujësjellësa, duke i dhënë një tjetër shtysë investimeve publike.

Në total rialokimet që shpërndahen me këtë akt normativ janë rreth 20 miliardë lekë, ndërkohë që mbetet i pandryshuar niveli i planifikuar i të ardhurave, si edhe projeksionet për borxhin publik.

Poll

MOS HUMB