Politikë

Shqipëria në BE/ KONFERENCA: PS-PD pro integrimit! Ambasadori gjerman: Jemi për zgjerimin

Gjatë takimit u diskutuan reformat për integrimin e vendeve të rajonit në BE, reformat dhe zgjerimi europian.

F.I
Shqipëria në BE/ KONFERENCA: PS-PD pro integrimit! Ambasadori gjerman:
Konferenca e Komisioneve Parlamentare

TIRANË-U zhvillua sot konferenca e Komisioneve Parlamentare për Integrimin Evropian, Çështjet Evropiane e shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore. Gjatë takimit u diskutuan reformat për integrimin e vendeve të rajonit në BE, reformat dhe zgjerimi europian. Të pranishëm ishin kryetarja e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Jorida Tabaku, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato dhe përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian.

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrim, u shpreh se vendi ynë ka vetëm një plan, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Spiropali theksoi se shumica dhe pakica në parlamentin e Shqipërisë kanë konsensus të plotë për anëtarësimin në BE.

Elisa Spiropali: Jemi bashkë për të përballuar sfidat drejt anëtarësimit në BE. Integrimi në BE është projekt i përbashkët i rajonit. Ai që jemi mësuar ta dëgjojmë proces i zgjerimit nuk është zgjerim, por është përfshirje e vendeve Evropiane aktualisht jashtë familjes brenda saj, është një proces i natyrshëm. Me pranimin e vendeve tona në BE do të ndodhë procesi i drejt dhe krejt i natyrshëm i afrimit të kufijve. Duke pasur parasysh rastin e Shqipërisë, por edhe vende të tjera kandidate ne jemi vende me rrënjë, kulturë, trashëgimi dhe identitet evropian. Prej Evropës nga shkëputën me dhunë perandoritë dhe diktaturat. Sa herë që Shqipëria ka qenë e lira ka zgjedhur Evropën. Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan A, që është Bashkimi Evropian. Prandaj shumica dhe pakica në Kuvend që nuk bien dakord as për datën në kalendar janë në një mendje dhe kanë konsensus të plotë për destinacionin Evropian të Shqipërisë.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku bëri thirrje për transparencë, teksa shprehu dakordësinë e opozitës për ta çuar vendin drejt BE-së. 

Jorida Tabaku: Shqipëria nuk ka asnjë dyshim që të ardhmen e ka në BE, është qëllim i përbashkët jo vetëm i qeverisë, por i të gjitha forcave politike. Shpreh gatishmërinë opozitës që ky proces, megjithëse në mungesë të rezultateve konkrete, të vazhdojë duke qenë se është sinjal i qartë për sfidat politike. Pas agresionit rus në Ukraine dhe pas angazhimit që rajoni ka marrë për zgjerimin, parlamentet tona janë duke luajtur një rol të rëndësishëm. Komisioni i Çështjeve Europiane ka qenë pararojë e shumë ndryshimeve për të rritur rolin e kuvendit, shpresoj të mos mbeten në letër, e nevojshme transparenca mbi politikat e qeverisë sa i përket pozicioneve negociuese. Opozita, PD beson se kjo është e ardhmja e Shqipërisë, por situata është e tillë që në pjesën më të madhe të diskutimeve nuk po ofrohet transparencë dhe gjithë përfshirje.

Ministri i Jashtëm dhe për Europën, Igli Hasani, bëri apel për bashkëpunim rajonal të vendeve që aspirojnë integrimin, por edhe të palëve politike. Ministri tha se janë hapur 4 grupkapitj dhe në qershor pritet të hapen edhe dy të tjera, teksa qëllimi është integrimi në BE.

Igli Hasani: Kemi hapur 4 nga kapitujt dhe jemi gati të hapim të gjitha deri në qershor. Këtu nuk jam për fushatë, jam për procese transparente, të afta për të përfshirë të gjithë shoqërinë, jam i kënaqur që ju presim këtu në Tiranë në këtë forum. Luan rol në të ardhmen europiane të Shqipërisë në BE, për të bashkëpunuar dhe çuar përpara qëllimin e integrimit. Ballkani Perëndimor ka kontribuar në ecurinë përpara të proceseve dhe në bashkëpunim, teksa ky bashkëpunim do çohet më përpara. Ky është proces i udhëhequr nga vizioni, ndaj vendi ka shënuar ecuri shumë pozitive. Më shumë se kurrë jemi më pranë hapit të ardhshëm të integrimit. Katër nga 6 grupkapitujt janë hapur tashmë, në qershor hapim edhe dy të fundit dhe nga fundi dhjetorit shkojmë në mbylljen e kapitujve të parë të hapur.

I pranishëm në Konferencën për Asociim-Stabilizimin ishte edhe shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo. Ai theksoi edhe njëherë prioritetet e unionit dhe qëllimet e shpallura nga komisionerja Ursula von der Leyen, për zgjerimin e BE-së, bashkimin, forcimin dhe zhvillimin e saj, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipërinë.

Andre Rizzo: Procesi i asociimit për vendet e Europës Juglindore, është i rëndësishëm dhe qëllimi është ecuria përpara nëpërmjet reformave dhe dëshirën e vendeve për t’u bërë pjesë e BE-së nëpërmjet bashkëpunimit rajonal. Qëllimi dhe vizioni për të ardhmen është bashkëpunimi dhe bashkimi i mëtejshëm i familjes europiane. Që BE të jetë stabël, duhet të kemi edhe këtë pjesë të rajonit në bashkimin Europian. Zgjerimi është qëllimi strategjik i yni edhe në kuadër të asaj që po ndodh në Ukrainë. Në po mbështesim zhvillimin socio-ekonomik, duke ju mbështetur juve në reforma. Plani i zhvillimit sjell përfitime të ndryshme, përpara se të bëheni anëtare, duke inkurajuar integrimin rajonal dhe lidhjet ekonomike, me anë të reformave thelbësore.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner mbështeti pa rezerva procesin e zgjerimit të BE, duke thënë se ka qenë një prej atyre që kanë shprehur aprovimin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa theksoi edhe dakordësinë e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë, pas hapave të mëdhenj që ka bërë.

Karl Bergner: Shqipëria do jetë e mirëpritur javën e ardhshme në panairin e madh të Turizmit. Por edhe Konferenca e Gjykatës Kushtetuese që pritet të zhvillohet këtu. Janë ngjarje të rëndësishme, ku mund të bëheni pjesë. Plani i Zhvillimit në Ballkanin perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe duhet t’i jepet shumë vëmendje. Dua të përmend edhe rolin e parlamenteve që kanë qëllim të përbashkët, anëtarësimin në BE. Jeni vende në procese të ndryshme. Gjithmonë kam mbështetur integrimin në BE të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor, e kjo mbi bazën e meritave.

Poll

MOS HUMB